Skip to main content

VIJA | 40 | LINE

Page 1

Punime restaurimi në Urën Carregas, me ndërhyrje të rëndësishme në strukturën e harqeve mbi përroin Bisagno, Xhenova. Shtator 1923. Burimi: Kabineti Fotografik Bashkiak i Xhenovas. Arkivi i Bashkisë së Xhenovas. Dhënë bujarisht nga Associazione Amici di Pontecarrega (Xhenova).

Në këtë numër:

FAQE II, V

FAQE II

FAQE IV

FAQE IV, VIII

FAQE I, III

FAQE VI

FAQE VII, VIII

Vendet munden me qenë më tepër se shuma e kushteve instrumentale për ekzistencën e tyre. Mali, lugina, përroi, shtëpitë, era, dielli, flora, fauna, njerëzit etj. Kjo "më tepër" e pasigurt mundet me u përcaktue si ndjesia e vendit, edhe nëse është i kushtëzuar dhe në ndryshim. Nga ana tjetër, përmes përdorimit të thjeshtë të kujtesës personale dhe ndjesore, disa vende mund të ekzistojnë nën të njëjtin "ndikim" ose "hapësirë", përmes lidhjeve që mund t'i perceptojmë në disa nga dimensionet e tyre: gjeografike, arkitekturore, sociale, kulturore, simbolike etj. Këto "ndikime" që nxisin lidhje - edhe nëse janë thjesht simbolike - midis vendeve gjeografike dhe komuniteteve, mund të gjenerojnë terren pjellor për të adresuar kompleksitetin e vendeve dhe çështjen e identiteteve të shumëfishta. Projekti artistik "Lumi i tretë: një udhëtim imagjinar ndërmjet ujërave të largët", i realizuar në Dhjetor 2024, u përqendrua në kujtesën e konteksteve lumore, në vazhdën e një kërkimi artistik shumëdisiplinor që përdor gojëtarinë, informacionin historik dhe gjeografik, peizazhet zanore dhe tekstet poetike rreth ujit, për të reflektuar mbi ndikimin ndjesor të lumenjve dhe përrenjve nga dy rajone të ndryshme: Përroi Bisagno, në provincën e Xhenovas (Liguria, Itali) dhe lugina e lumit Paiva, në rajonin portugez të Viseu Dão Lafões.

Dy lumenj, dy botë Paiva është një lumë portugez dhe degë e majtë e lumit Douro, me një gjatësi të përafërt prej 112 km dhe shtrirjen e pellgut ujëmbledhës prej 759 km². Ai buron në rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, në vargmalin e Leomilit, në famullinë e Pera Velha, pranë fshatit Carapito, komuna Moimenta da Beira. Rrjedh përgjatë territorit të 10 komunave, përfshi Moimenta da Beira, Sátão, Vila Nova de Paiva, Viseu, Castro Daire, São Pedro do Sul, Arouca, Cinfães dhe Castelo de Paiva, duke ndjekur një shteg gjarpërues midis maleve Leomil në lindje dhe maleve S. në jug, si dhe malit Montemuro në veri. Paiva njihet për mjedisin natyror të paprekur, që karakterizohet nga luginat e pjerrëta, pyjet e dendura të Atlantikut dhe biodiversiteti i pasur. Gjatë dekadave të fundit, përpjekjet për ruajtjen e natyrës kanë synuar ruajtjen e këtij ekosistemi nga presionet e zhvillimit lokal (si ujësjellësit dhe vijon në fq. III menaxhimi i ujërave të zeza).


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
VIJA | 40 | LINE by GO2 Albania - Issuu