Nr. 39, Shtator 2025
2022. Tufa shuan etjen në lumin Salinello, Itali. Photo: Silvia Pallini
Itali: Në tokën Praetutii. Gjurmët e fundit të transhumancës
FAQE PAGE 1, 2
Rumani: Sistemi i mbarështimit të deleve bazuar në transhumancë PAGE 3, 4
Shtegëtimi i bagëtive në kullotat e Shqipërisë dhe harta e transhumancës së vitit 1943 PAGE 5,6 Brezi i artë i profesionistëve patriotë në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore PAGE 5
Komunitetet malore në mbështetje të transhumancës në Alpet e Shqipërisë
PAGE 4
Silvia Pallini
Shtigje bari dhe shkëmbi: Ekspozitë mbi Transhumancën europeane
Shoqata LEM-Italia (Lingue d’Europa e del Mediterraneo)
PAGE 2, 4
Toka që për mijëvjeçarë është përshkuar nga kalimi i kopeve imponuese të deleve që drejtoheshin përgjatë kilometrave rrugë (tratturi) drejt Puglia-s ose fshatit romak, Abruzzo, një rajon në Italinë qendrore midis zemrës së Apenineve dhe Detit Adriatik, ka ruajtur në një mënyrë tashmë në zbehje, praktikat e mbarështimit të blegtorisë dhe transhumancës, regjistruar në territorin e Abruzzo-s që nga shekulli II para Krishtit. Në kohët e sotme, rrugët e mëdha të transhumancës që i mbanin barinjtë dhe kopetë e tyre në zhvendosje të gjata dhe të lodhshme në këmbë, kryesisht drejt Tavoliere delle Puglie ose frashtrat bujqësorë të fushës së Lazio-s, nuk përshkohen më, dhe shumë shtigje janë madje të pakalueshme. Rrugët që sot shohin kope të zvogëluara delesh në shtegëtimin e tyre për të arritur kullotat e gjelbra ku ato rrijnë midis pranverës dhe vjeshtës janë shumë më të shkurtra, dhe përfshijnë qëndrime në zona kodrinore ose male të vogla në lartësitë më të arritshme të Apenineve. Si pjesë e projektit europian “Tramontana”, Shoqata LEM-Italia (www.associazionelemitalia.org) ndoqi një rrugë të shkurtër transhumance mes provincave të Teramo-s (Abruzzo) dhe Ascoli Piceno (Marche). Në pjesën verilindore të Abruzzo-s, një zinxhir malesh ranore vepron si ndarës natyror midis kufijve të 3 rajoneve (Marche, Abruzzo, Lazio) dhe 4 provincave (Ascoli Piceno, Teramo, L’Aquila, Rieti). Këto janë Monti della Laga, një nga masivët më të lartë të Apenineve. Në skajin e tyre ndodhen Malet Binjake: Montagna di Campli dhe Montagna dei Fiori, të ndara nga njëri-tjetri nga grykat e lumit Salinello. Janë vetëm disa kilometra në vijë ajrore nga Monte Girella, një nga majat e Montagna dei Fiori, ku presim mbërritjen e kopesë së Battista Caterini-t, në rrugën për në Macchia da Sole, një fshat i komunës Valle Castellana, në provincën Teramo. Valle Castellana numëron diçka më shumë se 800 banorë të shpërndarë në një territor të gjerë në Parkun Kombëtar Gran Sasso dhe Monti della Laga. Deri në vitet ’60 të shekullit të kaluar, ajo krenohej me gjallërinë e blegtorisë së rreth 65,000 deleve, ndërsa sot kanë mbetur vetëm disa barinj, kopetë e të cilëve arrijnë në afro 10,000 krerë. vijon në faqen 2