



RAPORTMONITORIMIIMBULIMITMEDIATIK TËDHUNËSMEBAZËGJINORENË

TELEVIZONETSHQIPTARE



Tiranë,shtator2021

RAPORT MONITORIMI IMBULIMIT MEDIATIK TË DHUNËS MEBAZË GJINORE
NË TELEVIZONET SHQIPTARE
Historiku
Dhuna me bazë gjinore është një nga problemet më të mëdha sociale dhe shëndetësore në Shqipëri. Termi përfshin llojin e dhunës që shkakton ose mund të shkaktojë dëmtim fizik, seksual, shpirtëror mendor dhe/ose ekonomik bazuar në gjininë e viktimës. Dhuna me bazë gjinore dhe në veçanti rastet e dhunës në familje gjenerojnë mbulim mediatik. Media ka një impakt të madh në të kuptuarin, qëndrimet dhesjelljetepublikut,prandajështëshumëerëndësishmeqëmediatësfidojënormat kulturore dhe shoqërore që tolerojnë ose justifikojnë dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunënnëfamilje,sidhetëpromovojëndryshimepozitivesociale.Studimet tregojnë se përgjigjet emocionale të audiencës dhe atributet e përgjegjësisë mund të ndikohen dhe të manipulohen nga mënyra se si media i trajton rastet e dhunës me bazë gjinore, përfshirë këtu rastet e dhunës në familje.
Në Shqipëri janë aktivë 56 operatorë audiovizivë - thënë ndryshe stacione televizive (1 stacion publik kombëtar, 7 stacione kombëtare private dhe 48 lokale private) - që raportojnë mbi dhunën me bazë gjinore, përfshirë rastet e dhunës në familje dhe/ose i diskutojnë këto raste në programet e tyre. Aktiviteti i këtyre operatorëve mbikëqyret ngaAutoritetii MediaveAudiovizive(AMA).Kohët efunditështështuarshqetësiminë radhëteaktivistëvetëtëdrejtavetëgravedheaktorëvetëtjerësemënyraeraportimit nga media të rasteve të dhunës me bazë gjinore nuk është etike, është ambivalente dhe në shumë raste në shkelje të ligjit dhe kundërshtim të kodit etik të gazetarëve.
Përtëadresuarkëtëshqetësim,SCIpropozoimonitorimineprogrameveteleviziveqë raportojnë mbi dhunën me bazë gjinore, përfshirë rastet e dhunës në familje, nga perspektiva e barazisë gjinore, me synim që të përmirësojnë mbulimin mediatik të dhunës me bazë gjinore dhe të promovojnë barazinë gjinore dhe ndryshimin pozitiv social.
Mbledhja e të dhënave të analizuara do të bëjë të mundur që projekti të dalë në rekomandime të bazuara në prova, që adresojnë dhe përmirësojnë praktikat aktuale në pasqyrimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore në mediat televizive shqiptare. Stafi i projektit do të hartojë, po ashtu, një udhëzues mbi mbulimin etik të dhunës me bazë gjinore në media, që mund të përdoret si referencë nga gazetarët në Shqipëri dhe do të advokojë me AMA-n për të përmirësuar mbikëqyrjen e AMA-s ndaj programeve televizive që raportojnë mbi dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje.
HYRJE
Raporti paraqet rezultatet e monitorimit për programet televizive dhe edicionet e lajmeve, të cilat kanë trajtuar dhe raportuar mbi raste të dhunës me bazë gjinore, dhunës kundër grave dhe dhunës midis partnerëve. Rastet e dhunës janë klasifikuar sipas tre llojeve kryesore dhe të dhënat janë analizuar sipas kanaleve dhe programeve televizive për të dhënë një pasqyrë të qartë të paraqitjes së dhunës në televizion dhe të mënyrave të trajtimit të saj.
Në këtë kërkim u zgjodh për monitorim televizioni, si medium me impakt të fortë për shkak tëfuqisësëimazhit,depërtimittë gjerënë publik dhelehtësisësëpërcjelljes së mesazhit, por edhe sepse është media që mbulon më shpesh e më gjerë çështje të dhunës kundër gruas dhe asaj në familje në Shqipëri.
Metodologjia e monitorimit dhe i gjithë procesi që e pasoi u udhëhoq nga qëllimi për të siguruar një vlerësim sa më objektiv të situatës, me të dhëna sasiore e përmbajtësore, analiza e të cilave do t’i shërbejë nxitjes së vështrimit kritik, sensibilizimit për efektinnegativ qëkadhunanëjetëne viktimave dhenëshoqëri dhe përmirësimit cilësor të mënyrës së raportimit të saj.
METODOLOGJIA
Për procesin e monitorimit u përzgjodhën katër monitorues me formim të mirëfilltë në shkencat sociale dhe ato të komunikimit, me njohje dhe përvojë në trajtimin e çështjeve të dhunës dhe specifikisht dhunës ndaj grave, të cilët janë trajnuar në mënyrë të dedikuar për metodologjinë e këtij vrojtimi. Kërkimi dhe grumbullimi i të dhënave të monitorimit konsistonte në identifikimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore ndaj grave që trajtohen në mediat vizive, të klasifikuara në tri format kryesore të saj: fizike, psikologjike dhe seksuale (përkufizimet e përdorura janë përfshirë në Aneks). Në rastet e identifikimit të dhunës, përveç llojit të saj, merreshin në konsideratë detaje specifike të rastit, si: gjinia e dhunuesit; nëse ishte dhunë midis partnerëve;nëserastipërfshintedhunënënabuziminealkoolit;nësekishteasistencë profesionale apondërhyrjereflektuesengaanae autorittëprogramit lidhur memasat emarraapoedukiminkundërdhunës etj.Monitoruesit duhejtëidentifikoningjithashtu korrektësinë në mbulimin e rastit/ngjarjes apo në raportimin e lajmit çdo herë që trajtohej dhuna ndaj grave në brendinë e tij, duke specifikuar nëse ishin dhënë pamje vizive, detaje specifike, interpretime të pasakta që fajësonin viktimën apo gjuhë e papërshtatshme kundrejt saj.
Monitoruesve iu kërkua të mbanin shënime të posaçme e të detajuara për çdo rast të konsideruar si të vlefshëm për monitorimin, që do të shërbenin si të dhëna përmbajtësore e raste studimi në analizën finale. Nën supervizimin e ekspertit të medias dhe ekspertit të analizës së të dhënave, monitoruesit duhej të raportonin në takime periodike të përjavshme (“template” i zgjedhur për punën monitoruese të tyre gjendet në Aneks, së bashku me fotot e disa prej tabelave të plotësuara gjatë procesit).
Monitorimi u krye përgjatë katër muajve (mars, prill, maj, qershor). U monitoruan programet dhe edicionet e lajmeve përkatër ndër televizionet kryesorenë vend: “Top Channel”,“TvKlan”,RTSHdhe“News24”.Përzgjedhjaetelevizioneveumbështetnë disa kritere. “Tv Klan” dhe “Top Channel” u bënë subjekt monitorimi për shkak të shikueshmërisë së lartë dhe statusit që mbajnë si televizione kombëtare; Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) si televizioni i vetëm publik dhe “News 24” për të pasur në listë një media vizive me profil të dedikuar ndaj informacionit.
Katër ishin ditët kryesore të monitorimit: e hënë, e enjte, e premte dhe e shtunë, megjithëse u kryen monitorime më pak frekuente edhe në ditët e tjera të javës, siç ishin dy programet me audiencë të lartë të ditës së diel. Oraret e monitorimit ishin të tilla që të mbulonin në mënyrë të njëtrajtshme kohë të ndryshme, si mbrëmje, pas-
mbrëmje, paradite dhe pasdite. Në këtë kontekst, emisionet televizive janë klasifikuar si kohë kryesore dhe jo. Programet e përfshira në monitorim janë klasifikuar sipas 4 tipologjive kryesore: social, aktualitet, argëtim dhe informacion. Gjithsej janë monitoruar 622 programe televizive dhe 235 edicione lajmesh, që në total përfshijnë rreth 76,000 minuta, nga të cilat 11% u përkasin lajmeve dhe 89% emisioneve televizive.
Përzgjedhja e programeve të monitoruara dhe kohëzgjatja e monitorimit për çdo televizion u kushtëzua nga profili i programeve dhe përmbajtja e tyre. Klasifikimi i programeve sipas llojit dhe të dhënat mbi minutazhin dhe numrin e monitoruar të tyre jepen në tabelën 1.
Të dhënat e mbledhura nga monitorimi janë transferuar në software-in statistikor SPSS dhe rezultatet janë analizuar pas kontrolleve dhe pastrimeve e editimeve të rregullta me bazë javore për të siguruar plotshmërinë dhe cilësinë e informacionit që paraqesin.
Figura 1. Kohëzgjatja e monitorimit sipas kanaleve televizive
Tabela 1. Programet e monitoruara sipas kanaleve televizive, me kohëzgjatjen në minuta, numrin e monitorimeve dhe llojin e programit
TelevizioniProgrami
Numër Llojiiprogramit
ANALIZAE TË DHËNAVE
REZULTATET
Rezultatet e monitorimit gjatë periudhës mars-qershor 2021 tregojnë se rreth 19% e programevetelevizive mbulojnë/trajtojnë rastetëdhunës në përgjithësi,ndërsa rastet e dhunës kundër grave shfaqen në 17% të tyre. Rreth 16% të rasteve të dhunës ndaj grave evidentohen si dhunë psikologjike, që është edhe forma më e shpeshtë e dhunës së evidentuar në programet televizive, ndjekur nga dhuna fizike (7%) dhe në një masë më të vogël ajo seksuale (4,5%). Dhuna midis partnerëve rezulton se trajtohet në 5.5% të programeve të monitoruara (figura 2).
Dhunëmidis partnerëve
Dhunë seksuale DhunëfizikeDhunë psikologjike Tëgjithallojet
Analiza e përmbajtjes së programeve televizive lidhur me llojet e dhunës së ushtruar ndaj grave tregon se në të njëjtin program mund të trajtohet edhe më shumë se një llojdhune,porndërrasteteevidentuaramedhunëndajgrave,rreth75%edhunuesve janë burra (fig.3). Rastet e dhunës midis partnerëve gjejnë vend gjithashtu në programet televizive, duke u shfaqur në 3.6% të tyre. Pothuajse të gjitha rastet ku paraqitet dhunë midis partnerëve, dhunuesi është burrë.
Dhuna ndaj grave duket se është një temë e trajtuar gjerësisht në programet e monitoruara në studim në tre nga kanalet televizive (tabela 2). Është vënë re një pasqyrim sasior i lartë i fenomenit të dhunës psikologjike ndaj gruas në programet “E diell”(TCH)dhe“Mezemërtëhapur”(News24).Mbulimimediatikirastevetëushtrimit tëdhunës fizike gjendet mëshpeshnëemisionet “Me zemër tëhapur”(News 24) dhe “Historia ime” (Tv Klan), ndërsa frekuencën më të lartë të trajtimit të dhunës seksuale e gjejmë në emisionet “Me zemër të hapur” dhe “E diell”. Dhuna midis partnerëve trajtohet më shpesh në programet “Historia ime” dhe “E diela shqiptare” (Tv Klan).
Tabela 2. Renditja e programeve televizive sipas përqindjes së mbulimit/trajtimit të dhunës ndaj grave Dhunëetë
Figura 3 paraqet frekuencën e evidentimit të dhunës ndaj grave dhe secilit lloj të saj sipas kanalevetelevizivekutransmetohen programetemonitoruara. Frekuencamëe lartë e evidentimit të pasqyrimit të rasteve të dhunës është në programet e “Top Channel”, duke u shfaqur në 33% të tyre. Ndër llojet e dhunës që pasqyrohet në programet e këtij kanali, ajo që zë vend më shumë është dhuna psikologjike (në 29% të programeve të monitoruara), ndjekur nga dhuna seksuale (10%). “News 24” është kanali i dytë për frekuencën më të lartë të shfaqjes së rasteve të dhunës (24%) dhe, sërish, është dhuna psikologjike ajo që mbizotëron (shfaqur në 22% të programeve). Në këtë kanal, dhuna fizike ka frekuencë më të lartë trajtimi se në kanalet e tjera (22%),ndërsadhunamidispartnerëvekafrekuencënmëtëulët(4%).“TvKlan”,itreti në renditje, ka frekuencë më të ulët për të gjitha llojet e dhunës, por ka pasqyrim më tëshpeshtë tërasteve të dhunës midis partnerëve.Ndërsa, ndër programet televizive të RTSH-së nuk është evidentuar asnjë rast i trajtimit të dhunës gjatë monitorimit.
Dhunëmidispartnerëve
Dhunëseksuale
Dhunëfizike
Dhunëpsikologjike
Dhunëtëgjithallojet
Figura 4 paraqet frekuencën e evidentimit të dhunës ndaj grave sipas llojeve dhe profilittëprogramit.Emisionettelevizivejanëklasifikuarsipaskatërprofilevekryesore: aktualitet; argëtim; social dhe investigativ (tabela 1). Fenomeni i dhunës me bazë gjinorezëvendmëshumënëprogrametargëtuese,dukeuevidentuarnë25%tëtyre. Më pas renditen programet e llojit social apo social-kulturor (21%). Evidentimi më i shpeshtëirastevetëdhunës nëprogrametargëtueselidhetmefaktinseështëdhuna psikologjike ajo që zë më shumë vend në to (përkatësisht 22% në programet argëtuese dhe 42% në ato sociale apo social-kulturore). Dhuna seksuale dhe dhuna midis partnerëve gjen pasqyrim më shumë në programet social/social-kulturore dhe ato të aktualitetit.
Figura 4. Dhuna kundër grave sipas llojit të dhunës dhe profilit të programit
ArgetimSocial/Social-kulturorAktualitet/PolitikeAktualitet Investigativ
DhunëtëgjithallojetDhunëpsikologjikeDhunëfizike DhunëseksualeDhunëmidispartnerëve
Për sa i përket kohës së transmetimit, rastet e trajtimit të dhunës ndaj grave janë evidentuar më së shumti në emisionet e pasdites, ndërsa janë më të pakta gjatë emisioneve në “prime time”. Specifikisht, emisionet në “prime time”, që përfshijnë në brendinë e tyre raste të dhunës, zënë rreth 17% të programeve televizive që evidentojnë të paktën një nga format e dhunës. Pavarësisht se ka emisione të cilat, duke përfshirë në brendinë e tyre raste të dhunës së çdo lloj forme ndaj grave, i shoqërojnë informacionet edhe me analizë të ekspertëve të fushave përkatëse, si psikologë apo juristë në një pjesë të dytë të programit, përsëri paraqiten mangësi në trajtimin e informacionit në mënyrë korrekte për sa i përket etikës së gazetarisë në pasqyrimin e këtyre rasteve me ndjeshmëri të lartë.
Duke njohur rëndësinë e fuqisë së programeve të lajmeve në influencimin e opinionit publik, në kuptueshmërinë e plotë të situatave dhe background-it social për rastet e dhunës dhe krimit, monitorimi i edicioneve informative u fokusua në identifikimin e mënyrës së përcjelljes së lajmit në rastet e dhunës me bazë gjinore.
Edicionet informative janë monitoruar dhe analizuar pikërisht për të identifikuar raste të paraqitjes jo korrekte të lajmit nga këndvështrimi i etikës profesionale, për të vlerësuarmëkonkretishtnëselajmiështëshoqëruarmepamjevizualetëviktimavetë dhunës, nëse jepen detaje specifike, nëse fajësohet viktima apo përdoret gjuhë fyese/seksiste ndaj saj etj.
Të dhënat e mbledhura tregojnë se nga 236 edicione informative, të ndara pothuajse proporcionalisht midis katër kanaleve kryesore televizive, në 7.7% të tyre pasqyrimi i lajmit është shoqëruar me të paktën një nga këto aspekte.
Televizioni“News24”ështënëkryetërenditjespërshfaqjenepamjevevizive,ndjekur nga“TvKlan”,ndërsasi“TvKlan”ashtuedhe“TopChannel”janëtelevizionetqëjapin më shumë detaje specifike rreth viktimave të dhunës. RTSH ka vetëm një lajm në të cilin preket etika e paraqitjes korrekte të tij dhe në të cilin identifikimi i viktimës dhe autorit bëhet me foto, si dhe jepen të dhënat e plota rreth identitetit dhe jetës së viktimës dhe autorit. Për sa i përket gjuhës fyese/seksiste apo rasteve të fajësimit të viktimës, ato janë më të rralla dhe evidentohen në programet e “News 24” dhe “Top Channel” (figura 5).
Figura 5. Analizë e të dhënave të monitorimeve për edicionet informative sipas televizioneve
Shfaqjaepamjevetë qartatëviktimësose dhunuesve
Dhënieedetajeve specifike
Fajësimiviktimës/gjuhë ofendueseoseseksiste
Krahas tabelave të Excel-it me variablat e paracaktuara në metodologjinë e monitorimit, monitoruesit shpjeguan çdo rast me shënime shoqëruese të detajuara, për ta bërë më të kuptueshëm leximin e të dhënave dhe për të qenë sa më të saktë në formulimin e konkluzioneve e të rekomandimeve (shënimet për çdo program janë të atashuara në Aneks).
Analiza përmbajtësore e programeve të monitoruara nxori në pah se, edhe pse tërheqja ndaj prodhimit të lajmit apo trajtimit të rasteve ekstreme të dhunës, siç është ajo fizike e seksuale dhe krimet e lidhura me to, është më e madhe, përsëri prezenca edhunëspsikologjikepërkthehetnëshiframëtëlarta.Kjosepse,ndërsaështëpozitiv fakti që fenomene të dhunës vijnë në televizion dhe analizohen në mënyrë kritike, protagonistët në programe apo debate të dedikuara, gazetarët/moderatorët, shkelin
shpesh standardet e etikës së komunikimit, ushtrojnë presion për të paraqitur detaje apo pamje vizive pa konsensusin/dëshirën e viktimave të dhunës, përdorin gjuhë të papërshtatshme, shpesh seksiste e paragjykuese, duke përcjellë klimë agresiviteti e mungesë empatie me efekt negativ te shikuesi, i cili rrezikon të keqperceptojë apo të ulë analizën kritike mbi fenomenin. Është shqetësues fakti se një panoramë e tillë ështëmëevidentesipasmonitorimitnëprogrametmeprofilargëtiminapoatosociale.
Konkretisht,nërastetemonitoruara,evidentohenrreth10ngjarjekutëpaktënnjënga llojet e dhunës ka ndodhur në studio televizive. Nga këto raste, sigurisht, më e shpeshtë është dhuna psikologjike.
Nënjëanalizëmëtëthellëtëdatave,por edhetëshpjegimevetëdhëna rast pas rasti në vëzhgimet e monitoruesve mund të dilet me rezultate edhe më përfaqësuese për mënyrën se si i qaset media vizive dhunës me bazë gjinore:
Raportimi mediatik i rasteve të dhunës në përgjithësi dhe i dhunës kundër gruas në veçanti ka të gjitha elementet e pasqyrimit sensacionalist. Shkalla e shikueshmërisë dhe gara për ekskluzivitet udhëheq më së shumti mbulimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.
Shkeljet e standardeve të etikës në mosruajtjen e privatësisë, në transmetimin e imazheve eksplicite e shqetësuese, në titujt provokativë që nuk sensibilizojnë, por shokojnë apo në gjuhën e papërshtatshme të përdorur, janë pikërisht shprehje të trajtimit sensacionalist, që nuk i shërben interesit të publikut por as investigimit të ngjarjeve.
Pasqyrimi dhe raporti i rasteve të dhunës kundër gruas nuk thellohet në analizën e shkaqeve dhe, në pjesën më të madhe të rasteve, ngjarjet vijnë të raportuara si raste të izoluara.
Burimet e informimit për raportimin e rasteve të dhunës dhe krimit janë të kufizuara dhe pothuajse të njëjta për të gjitha mediat dhe jo produkt i kërkimeve paraprake.
Ka gjithmonë nxitim për t’ia bërë të njohur publikut fytyrën e viktimës. Dhunuesit burra mbeten, në pjesën më të madhe të rasteve, të panjohur për publikun.
Paragjykimet, përgjithësimet dhe këndvështrimet stereotipe janë lehtësisht të dallueshme dhe shoqërojnë barazisht si një pjesë të opinionit publik, ashtu edhe reporterë e zëra publikë në median vizive, duke e vënë në rrezik kuptueshmërinë, misionin dhe mesazhin.
KONKLUZIONE
Shtrirja sasiore e raportimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe një hap pozitiv i vënë re në rritjen e reflektimit kritik ndaj fenomenit, nuk shoqërohen me përmirësim të rolit edukativ të medias për të pasur ndikim aktiv në parandalimin e dhunës.
Dhuna kunder gruas dhe ajo ne familje mbetet ende nje fenomen gjeresisht i paekspozuar dhe i fshehur cka nuk reflektohet ne menyren se si qaset media per ta pasqyruar ate duke e bere esencial e te domosdoshem forcimin e rolit te gazetarise investigative, pervec asaj te raportimit.
Edhe pse ekzistojnë të gjitha mundesite profesionale në fushën e medias të ligjit e të aktivizmit, edhe pse nuk mungojnë promotorët potencialë të të drejtave të grave apo zëra të spikatur publikë kundër dhunës me bazë gjinore, përsëri ka një frenim pothuajse të vullnetshëm nga aktorët e medias për të mos u ndierë të detyruar në zbatimin e etikës dhe në qënit pjesë e zgjidhjes.
Media ka fuqinë të ushtrojë një ndikim të pazëvendësueshëm, me impakt te drejtpërdrejtë në uljen e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe rritjen e reflektimit kritik mbi të, ndaj monitorimi i matjes së progresit te metejshem, mbetet mjaft i vlefshëm edhe në vijim.
Përkufizimet e dhunës sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Dhuna fizike
Dhuna seksuale
Dhuna psikologjike
Dhuna midis partnerëve
Shkaktimi i qëllimshëm i dhimbjes, goditja, shuplaka, shkelmat, zvarritja, hedhja e diçkaje, përdorimi ose kërcënimi me armë, mbytja, djegia, torturimi, marrja peng.
Përdhunimi, seksi i detyruar (përfshirë nga burrikur gruaja nuk është e gatshme), përplasja, prekjaseksuale, detyrimi për të bërë ndonjë akt të padëshiruar seksual, ngacmimi seksual, detyrimi për të parë pornografi.
Fyerja, duke i bërë viktimat qëllimisht të ndihen keq me veten e tyre, duke nënçmuar ose poshtëruar, frikësuar me qëllim duke bërtitur ose duke shkatërruar gjëra, duke kërcënuar se do t’i lëndojnë.
Fyerja, duke i bërë qëllimisht të ndihen keq me veten e tyre, duke nënçmuar ose poshtëruar, frikësuar me qëllim duke bërtitur ose duke shkatërruar gjëra, duke kërcënuar se do t’i lëndojnë.
SHËNIME DHE KOMENTE TË MBAJTURA
GJATË PROCESIT TË MONITORIMIT
1) Komente mbi rastet kur është evidentuar dhunë ndaj grave në të paktën një nga llojet e saj e ku specifikohet mënyra e drejtë ose jo e trajtimit të rastit në emision.
“E diela shqiptare” (Tv Klan)
- Gjatë këtij episodi evidentohen problematikat në çift (burri bëhet pjesë e emisionit nëpërmjet telefonatës direkte). Gjatë diskutimit, burri publikisht e pranon se e ka kërcënuar ish-bashkëshorten gjatë debateve që kanë pasur.
- Gjatëkëtij episodi për ndërmjetësim të një çifti tëftuar në emision kadebatetë forta dhe në një moment bashkëshorti afrohet drejt gruas në një formë intimiduese ekërcënuese. Gjatëmomentit, asnjë person i pranishëm nëstudio nuk vepron për t’i ndarë. Një tjetër element për t’u evidentuar është ndikimi autoritar që ushtron ndërmjetësuesja e seancave kundrejt gruas.
- Gjatë këtij episodi përdoret fjalor dhe sjellje e papërshtatshme nga të dy pjesëmarrësit. Gruaja e ftuar pohon dhunën që ka pësuar nga bashkëjetuesi. Po ashtu, gruaja evidenton dhunën që ajo vetë ka ushtruar ndaj një tjetër gruaje. (Nuk qëndrohet me vëmendjen e duhur mbi këto fakte. Për më tepër, gjatë programit, shpeshherë qeshet, duke mos i dhënë seriozitetin e duhur trajtimit të ngjarjes.)
- Nëkëtëepisoddenoncohetdhunaeushtruarndajdyindividëve(njëgruajedhe djalit të saj invalid). Gjatë debatit midis dy palëve, gjuha e përdorur është e vrazhdë dhe përdoren terma ofendues edhe për persona që nuk janë pjesë e emisionit. Në disa prej këtyre momenteve nuk ndërhyhet nga moderatorët.
- Në këtë episod evidentohet rasti i detyrimit të ushtrimit të prostituimit të një vajze nga bashkëshorti i saj. Për këtë rast jepen detaje specifike duke e dëmtuarprivatësinëevajzësdhehollësijotëpërshtatshmepërpublikuneasaj fashe orari.
- Tregohet rasti i një moderatoreje, së cilës i është kërkuar seks në këmbim të vendit të punës. Gjithashtu tregohen raste të vajzave të cilat janë thirrur me nofkafyesepërshkak tëpamjessëtyre.Kadeklarataseksistengatë ftuaritnë studio rreth këtyreçështjeve.
“E diell” (Top Channel)
- Debatnëstudiombitemamengjyraseksizmitëllojit:“burriduhettëdominojë”; “burri që është burrë…”; kërcim stripist në studio ku striptisti tentonte të prekte vajzën kundër dëshirës së saj.
- E folur me gjuhë seksiste në studio tek diskutohen tema të tilla, si: prekja e vajzave në vende intime, të mirat e videove pornografike. Dhunë verbale e psikologjike dhe kërcënime për dhunë fizike midis vajzave të ftuara në studio.
- Dhunë verbale midis të protagonistëve në studio për shkak të një afere romantike,gjuhëofendueseepapërshtatshmendajtyrenganjëtjetëriftuarnë studio.
- Dhunë psikologjike ndaj një vajze në studio dhe gjuhë kërcënuese nga një protagonist mashkull për publikim të imazheve private të vajzës.
- Komenteseksistenëstudio,etiketimevulgareeseksistendajnjëvajzeprejnjë të ftuari prezent.
- Ngacmimpothuajseksualnëstudio.Djaliikërkontëlidhenbashkëetëkryejnë marrëdhënie. Kjo shoqërohet me etiketime seksiste dhe gjuhë të dhunshme psikologjike mbi çështje të tradhtisë, nderit dhe moralit te vajzat dhe gratë.
- Një moderatore e re në studio rrëfen se si është shantazhuar vazhdimisht pasi iu mor informacion intim privat.
- Një tjetër e ftuar tregon se si është përballur me nofka fyese për shkak të pamjes së saj. Debat në studio me nota të dhunës psikologjike të ndërsjella dhe etiketime seksiste ose homofobe për shkak se një e ftuar aty ishte transgjinore.
- Rasti i një këngëtareje, e cila tregonte se si dhunohej psikologjikisht nga prindi i saj sa herë vishej për të performuar, fjalor denigrues ndaj homoseksualëve nga një panelist i programit, i cili shprehej me paragjykim dhe nënçmim për ta.
“Stop” – “Tv Klan”
- Rrëfim i dhunës ndaj një gruaje nga ish-bashkëshorti i saj. Gruaja nuk shfaqet mefytyrë,tregohenfotot mehematomatpas aktittëdhunës por tëcensuruara. Burrii dhunshëm është person publik që punon në një institucion shtetëror.
- Tregohet rasti i një moderatoreje, së cilës i është kërkuar seks në këmbim të vendit të punës.
“Ftesë në 5” – “Top Channel”
- Debat midis të ftuaravevajza në studio, kushprehen paragjykime seksiste mbi trupin e gruas dhe formave se si duhet ekspozuar apo jo ai.
- Debate midis vajzave në studio me etiketime fyese dhe sulme personale për arsye të temave të nxehta gjinore, që kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit haptazi rreth temave të konsideruara tabu për shoqërinë shqiptare.
- Debate në studio mbi publikimin nga një grua të një videoklipi me tekst dhe imazhe të konsideruara seksiste, antifeministe e maskiliste. Nuk mungojnë etiketimet fyese.
- Diskutohet rasti i një personazhi të njohur të botës së muzikës mbi jetën seksuale të saj. Debati në studio degjeneron në ofendime seksiste dhe paragjykime gjinore, etiketime e gjuhë denigruese.
- Trajtohet në studio një rast dhune seksuale dhe psikologjike ndaj një vajze të mitur, pre e një përdhunimi nga shokët e saj.
“Historia ime” – (Tv Klan)
- Gruaja rrëfehet për problemet me bashkëjetuesin, varësinë ekonomike dhe kërcënimet e tij për të mos u ndarë.
- Gruajarrëfenpërngacmimseksual/dhunëpsikologjikengakunati.Moderatorja aludondhepyetnësegruajamundtëketë nxiturapoprovokuarme“kujdesine tepërt ndaj vetes”, meqenëse profesioni i saj ishte estetiste, duke rënë padashur në grackën e paragjykimit stereotip gjinor. Moderatorja shmang opinionin mbi rastin duke theksuar mungesën e palës tjetër. Në pjesën e dytë të emisionit, formati është konceptuar i tillë që të ketë pjesë të tij gjithmonë dy profesionistë të ligjit dhe psikologjisë, të cilët ofrojnë asistencë specifike për rastin e radhës.
- Në këtë episod, gruaja, e ftuar në studio, rrëfen historinë e dhunës përgjatë vitevemedypartnerë.Partneriiparëkaushtruardhunëtëvazhdueshmefizike dhe ekonomike (detyrim për të lypur). Gruaja ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje (UM), por ky element, sa i përket ndjeshmërisë dhe efektivitetit të institucioneve shtetërore karshi DHBGJ, nuk u trajtua në program.
- Eftuaranë emision nxitet të flasëmbi jetën esaj si e keqtrajtuar psikologjikisht nga bashkëshorti, ndonëse tema për të cilën ishte e ftuar synonte të tregonte mbi rastet e mashtrimeve në blerjen dhe shitjen e pronave.
- Gjatë trajtimit të një rasti dhune me bazë gjinore jepen hollësi të shumta mbi origjinën, vendlindjen dhe vendbanimet e mëparshme dhe aktualetë viktimës.
- Nëkëtëepisod,personazhi iftuar rrëfensekaqenëviktimëedhunës mebazë gjinore pasi ka ushtruar dhunë vetë ndaj një tjetër gruaje. Zbulimi i këtij detaji trajtohet me humor në program.
- Gruaja dëshmon dhunë të vazhdueshme dhe ekstreme nga bashkëshorti. Viktimë e dhunës fizike, e ftuara tregon gjurmët e goditjeve në trup dhe nxitet më pas t’i ritregojë për shikuesin.
- Viktimaedhunësnukshfaqetmefytyrë,porjepentëgjithahollësitëekëtijrasti abuzimi. Moderatorja pozicionohet ashpër ndaj palës së akuzuar për dhunë.
- Nëkëtëepisodtrajtohetdhunaeushtruarnga bashkëshortikundrejtgruasdhe fëmijëve. Gruaja nuk shfaqet me fytyrë.
- Në këtë program jepen hollësi mbi rastin e një gruaje, ndaj së cilës ishte ushtruar dhunë nga bashkëshorti. Gjatë këtij episodi gruaja nuk shfaqet me fytyrë, por pjesë e dëshmisë bëhet djali i vogël i gruas që qan pa ia treguar fytyrën në studio, edhe pse pamjet off-records të djalit dhe gruas shfaqen.
- Nëkëtëepisod nëna rrëfenmbi dhunën eushtruar mbi vajzën esaj ngavjehrri (ivajzës).Viktimaedhunësishtemartuarnëmoshëtëmitur.Vajzëssëdhunuar nuk iu fsheh fytyra kur u shfaq në ekranin e studios nëpërmjet lidhjes direkte.
“Me zemër të hapur” (News 24)
- Bashkëshorti ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht bashkëshorten dhe ajo tregon në program hollësi deri të panevojshme për ngjarjen.
- Informacion ihollësishëm për dhunë fizikedhe psikologjikendaj personazhittë ftuar dhe pamjet e shfaqura janë të rënda; të dëmshme për efektin më shumë sesa në ndihmë të sensibilizimit.
- Ushtrohet dhunë ndaj gruas në studio. Burri nxirret jashtë.
- Presion psikologjik ndaj viktimës, e cila nuk është e informuar mbi mënyrën se si mund e duhet të trajtohet rasti i saj. I bëhen pyetje për të rrëfyer detaje.
- Presionpsikologjikndajnjëviktimetëdhunëspsenukkadashurtëmarrëpjesë në program. Mediatizimi pa dëshirën e saj.
- Ngjarja është dhuna seksuale ndaj një të miture. Fajësohet edhe viktima.
- Jependetajeseçfarëesikandodhurdhunimiseksualitëmiturës.Nëprezencë edhe të nënës së saj i bëhen pyetje për më shumë.
- Për dhunën seksuale ndaj një vajze ushtrohet presion ndaj të afërmve duke u kërkuarnëtransmetimdirekthollësimbingjarjen.Kyështëfenomenipërsëritur në disa programe.
- Gazetarjakërkontë dijëdetajembi një ngjarjeabuzimidhe imponon mendimin e saj mbi veprime që duhej të kish ndërmarrë viktima.
- Informacione dhe imazhe të dëmshme për viktimën dhe publikun mbi një ngjarje të dhunës fizike.
- Imazhe të rënda mbi një krim, vrasje.
“Opinion” (Tv Klan); “Open (Top Channel) “Real Story” (News 24)
- Është konstatuar se ka raste të përsëritura kur debatet shoqërohen me gjuhë seksiste e dhunë verbale me bazë gjinore mes kundërshtarësh politikë e opinionistësh.
“Përputhen” (Top Channel)
- Debatetëforta dhetë përsërituranë studio me karakter tëdhunës psikologjike mbi protagonistët e ndërmjet tyre. Gjuhë fyese edhe ndërmjet vajzave. Dhunë psikologjike e djemve ndaj vajzave me epitete denigruese e bullizëm.
- Dhunë psikologjike e përsëritur me gjuhë seksiste ndërmjet vajzave dhe djemve.
- Përpjekje të përsëritura intimidimi nga ana e njërit prej djemve (por fenomen i përsërituredhengatëtjerë)protagonistëndajnjëvajze,qënukndihetmirënën presionin e deklaratave publike për dëshirë seksuale ndaj saj.
- Dhunë psikologjike e kërcënime për bërjen publike të mesazheve private të shkëmbyera.
- Presion psikologjik e shantazh i përsëritur ndaj vajzës me të cilën ka ndarë privatësi.
- Akt i ushtrimit të forcës për të prekur një vajzë pa dëshirën e saj.
- Komente fyese e bullizëm për paraqitjen fizike mes protagonistëve.
- Gjuhë tejet e papërshtatshme, dhunë verbale e komunikim i vrazhdë seksist për publikun në “prime time” në një televizion kombëtar.
2) Komente mbi rastet ku nuk është evidentuar dhunë direkte, por ku ka shprehje të stereotipeve gjinore dhe pabarazisë në të drejtat dhe detyrat e grave në krahasim me burrat:
“AldoMorningShow”(TvKlan)
-Gjuhaetalljesdheehumoritqëkarakterizonkëtëformatshoqëronedhe raportimeterastevetëdhunësmebazëgjinore,tëraportuarangagazetarëte terrenit.
-Gjatëprogramit,shpeshtelefonuesitshprehinopinionetetyrembiçështje gjinoretëcilatjanëdiskriminuesedheseksiste.
-Moderatoripërdorepiteteintimiduesendajreportereveapotelefonuesevegra evajza.
-Lejohetenukndërhyhetkurpërdoretgjuhëfyeseediskriminuesendajgruas ngareporterëteterrenit,mbingjarjeehistorilokaleosejo.
“Rudina”(TvKlan)
-Ndarjegjinoredhepërcaktimemoshorepërmënyrënsesiendërtojnëjetëne karrierëngratëdheburrat.
-Mbisundonstereotipigjinor.Mbirritjendheedukiminefëmijëve,p.sh,ftohentë flasinvetëmnënat.
Tabela1A.Ilustrim(printscreen)ngatëdhënatembledhuragjatëmonitorimittëprogrameve televizive


Tabela2A.Ilustrim(printscreen)ngatëdhënatembledhuragjatëmonitorimittëedicioneve informative




Tabela3A.Ilustrim itëdhënavetëtransferuaranëprograminSPSSdheanalizaerezultateve


