Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

Page 1

Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti GAZETE TREMUJORE

EDICIONI NR. 55

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në këtë numër: -Ideja nga Shqipëria fiton në Konkursin Rajonal: Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta 2014 faqe 1 Krijimi i mjedisit mundësues për shoqërinë civile faqe 2 Projekte të reja Projekti për Promovimin e Demokracisë Lokale - “Sipërmarrësit e rinj të Shqipërisë” -Social Innovation Europe -Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të margjinalizuara nëpërmjet ndërmarrjeve sociale faqe 3 -Debat ndërkombëtar mbi Ndërmarrjet Sociale - Projekti JoiEU faqe 4 -Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare -Vizitë studimore mbi edukimin profesional dhe punësimin e të rinjve faqe 5 -Drejt një turizmi alternativ -Panair i projekteve fituese të programit IPA -CBC mes Shqipërisë dhe Maqedonisë faqe 6 -Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor -Workshope konsultuese rajonale me Bankën Botërore -Trainim për OJF-të në përdorimin e medias sociale dhe krijimin e brandit faqe 7 Pjesëmarrje në Aktivitete Ndërkombëtare faqe 8 --THE ALBANIAN CROWD, një platformë interaktive e sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri faqe 9

Njoftime Partnerët Shqipëri shpalli nga shtatori deri në nëntor thirrjen për nominime në kuadër të Çmimit të Filantropisë 2014! Përvoja e suksesshme e filluar në vitin 2011 tashmë është bërë një traditë, për të shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë kompanitë e biznesit dhe individët që mbështesin kauzat sociale në komunitetet e tyre dhe në mbarë vendin. Vizitoni faqen e internetit të Partnerëve Shqipëri për informacion mbi këtë iniciativë: www.partnersalbania.org

KORRIK-TETOR 2014

Ideja nga Shqipëria fiton në Konkursin Rajonal: Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta 2014 Ideja e organizatës shqiptare GO2 “Vështrim i gjelbërt, KALA m’KALA” u shpall një nga idetë fituese në Forumin e Pestë Vjetor për Zhvillimin e Filantropisë në Ballkanin Perëndimor: Filantropia në mbështetje të ideve të gjelbërta mbajtur në 24-27 korrik 2014 në Llogara, Shqipëri. Ky është cmimi idytë për këtë iniciativë që promovon zhvillimin e turizmit nëpërmjet guidave turistike me bicikleta në rajonin e Shkodrës, duke pasuar çmimin e marrë në konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2014” të organizuar nga Partnerët Shqipëri në mars të këtij viti. Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta është një konkurs rajonal që promovon gjenerimin e ideve të biznesit në komunitet, duke përdorur burimet lokale dhe rivitalizuar traditën e prodhimeve vendase, si dhe duke respektuar mjedisin. Ky eveniment rajonal organizohet nga Rockefeller Brothers Fund në bashkëpunim me fondacionet partnere në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi. Partnerët Shqipëri është organizata partnere e RBF në Shqipëri. Si pjesë e Forumit Rajonal, 15 pjesëmarrës nga këto vende prezantuan idetë e tyre inovatore prej të cilave u zgjodhën tre fitues. Njëra nga idetë fituese të këtij viti ishte ideja nga Shqipëria “Vështrim i gjelbërt, KALA m’KALA” e organizatës GO2. Përkrah iniciativës “Vështrim i gjelbërt, KALA m’KALA”, Shqipëria u përfaqësua në Forumin Rajonal edhe me dy ide të tjera fituese nga konkursi kombëtar: “Eko Kamp - Atlantid Beach” i Tirana Ekspres, një ide që synon zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Ishmit, Durrës, dhe “Riciklimi i xhinsit” i organizatës Njerëz dhe Ide, një ide për përdorimin e trastave të pazarit të realizuara me xhins të ricikluar, për të zëvendësuar çantat plastike që përdoren në qëndrat tregtare dhe supermarkete. Për më tepër informacion mbi idetë pjesëmarrëse nga Shqipëria klikoni këtu: http://issuu.com/partners-albania/docs/fituesit_e_ konkursit_ide_te_gjelber Dy idetë e tjera fituese të Forumit Rajonal për këtë vit ishin nga përfaqësues të Serbisë, Igor Kojic- Zhvillimi i nje makinerie për tharjen automatike të frutave dhe perimeve dhe Stevan Covic – Ferma e krimbave për prodhimin e humusit.

Partnerët Shqipëri prezanton Raportin Vjetor 2013 ku janë pasqyruar aktivitetet dhe rezultatet e punës së qendrës gjatë vitit 2013. Viti që shkoi ishte dinamik dhe sfidues por dhe një vit suksesesh dhe arritjesh të cilat kemi kënaqësinë t’i ndajmë me ju. Klikoni këtu për të shfletuar Raportin Vjetor 2013.

ANËTARE E RRJETIT PARTNERËT NDËRKOMBËTARË PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK

1


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.