GAZETË TREMUJORE
EDICIONI NR. 57
PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR
Në këtë numër: -Partnerët Shqipëri me një emër dhe imazh të ri faqe 1 Iniciativa të reja -Projektligji për Bilbilfryrjen -Buxhetimi me pjesëmarrje në nivel qendor -Faza e II e Programit për Qeverisjen Urbane të Grupit të Bankës Botërore faqe 2 Iniciativa në vazhdim -Akademia e OJF-ve -Monitorimi i Udhëzimeve të BE-së për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit -Udhëzimet e përbashkëta të OSBE / ODIHR dhe të Komisionit të Venecias për Lirinë e Asocimit -U Impact - Nga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e Bashkimit Evropian faqe 3
SHTATOR 2015
Partnerët Shqipëri me një emër dhe imazh të ri Pas 15 vite aktivitet në Shqipëri, në funksion të ndërtimit të kapaciteteve institucionale e individuale në vend, nëpërmjet trajnimit, hulumtimit dhe lehtësimit të proceseve në dhe ndërmjet sektorit të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe sektorit të biznesit, Partnerët Shqipëri vjen me një imazh dhe një emër të ri që reflekton më afër misionin dhe punën e tij. Ky ribrendim është pjesë e strategjisë së Rrjetit Ndërkombëtar Partnerët për Ndryshim Demokratik (Partnerët Shqipëri është anëtar që prej themelimit në 2001), për të rifreskuar dhe fuqizuar “markën” ndërkombëtare të tij, identitetin vizual të organizatës përfshirë emrin dhe logon. Që prej krijimit në vitin 1989, Rrjeti Ndërkombëtar Partnerët për Ndryshim Demokratik është zhvilluar në një partneritet global të 19 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, si dhe Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.
-Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare faqe 4 -Drejt një turizmi alternativ -Konkursi Ide të Gjelbërta 2015 faqe 5 -Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë -Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të margjinalizuara nëpërmjet ndërmarrjeve sociale faqe 6 -Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në aplikimin e prokurimit publik elektronik në nivel vendor -Raport mbi opinionin publik për situatën parazgjedhore në Shqipëri faqe 7 -Rritja e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset politike dhe vendimmarrjen vendore -Lehtësimi i konsultimeve me publikun në kuadër të procesit të përgatitjes së Programit Qeveri e Shqipërisë – Kombet e Bashkuara për periudhën 2017-2021 faqe 8 -The Albanian Crowd, një platformë interaktive e sektorit të OSHCve dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri faqe 9
NJOFTIM Partnerët Shqipëri shpall thirrjen për nominime për Çmimin e Filantropisë 2015! Çmimi i Filantropisë është kthyer tashmë në një aktivitet të përvitshëm të Partnerëve Shqipëri, një eveniment i rëndësishëm për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin tonë për individët, familjet apo bizneset që mbështesin kauzat sociale në komunitetet e tyre dhe në mbarë vendin. Ftojmë të gjithë aktorët shoqërorë në Shqipëri dhe jashtë saj të marrin pjesë me propozimet e tyre për individë dhe subjekte që kontribuojnë në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të tij në Shqipëri. Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për Çmimin e Filantropisë janë: • Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Kombëtar • Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Lokal • Çmimi për Kontributin si Individ Për më shumë mbi kriteret e nominimit si dhe për të shkarkuar Formularin e aplikimit, vizitoni faqen e internetit të Partnerëve Shqipëri, në linkun e mëposhtëm
http://www.partnersalbania.org
Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data 2 Nëntor 2015!
ANËTARE E RRJETIT PARTNERS GLOBAL
1