Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 54

Page 1

Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti GAZETE TREMUJORE

EDICIONI NR. 54

PRILL - QERSHOR 2014

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në këtë numër: - Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri faqe 1-2 -Buxhetimi me pjesëmarrje në bashkitë Vlorë, Pukë, Durrës e Lezhë faqe 2 Monitorimi i mjedisit mundësues për shoqërinë civile -Mbledhje e Grupit të punës për Matricën e Monitorimit , Shkup -Workshop mbi prezantimin e raportit rajonal të monitorimit të mjedisit mundësues për OSHC-të, Bruksel faqe 3 -Takime konsultuese me aktorë të shoqërisë civile mbi reformën administrative territoriale faqe 4 -THE ALBANIAN CROWD, një platformë interaktive e sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri -Fuqizimi i Qeverive të Nxënësve në Librazhd faqe 5 -Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale; Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara faqe 6 -Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare -Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor faqe 7 -Drejt një turizmi alternativ faqe 8 -Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve -Rritja e dialogut dhe ndërveprimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve evropiane drejt përfshirjes sociale faqe 9 Pjesëmarrje në Aktivitete Ndërkombëtare -Tryezë e rrumbullakët mbi financimin, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e organizatave, OSBE, Varshavë Faqe 10

Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri Në vijim të Konferencës Kombëtare “Partnerë Socialë – Koha për Veprim”, organizuar me 13 dhe 16 Dhjetor 2013, Partnerët Shqipëri ka ndërmarrë hapa konkretë për adresimin e çështjeve të parashtruara në Deklaratën e Përfaqësuesve të Organizatave të Shoqërisë Civile, për realizimin e të cilave, qeveria nëpërmjet Zv.Kryeministrit, Z. Niko Peleshi shprehu angazhimin e saj. Në fund të muajit Prill, në një takim të organizuar me Grupin e Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri, u vendos që të kërkohej një takim me Kryeministrin, në të cilin t’i parashtroheshin edhe një herë kërkesat e prezantuara në Konferencën e dhjetorit, si dhe të adresohej tek kryeministri ecuria e deritanishme e procesit. Takimi i një përfaqësie nga Grupi i Punës me Kryeministrin u zhvillua në datën 9 maj 2014. Gjatë takimit Kryeministri shprehu edhe një herë angazhimin dhe gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për të bashkëpunuar me shoqërinë civile për krijimin e një mjedisi sa më mundësues dhe për të adresuar çështjet e ngritura në Konferencë. Në takim, Kryeministri dha direktiva të qarta për stafin e tij për ndjekjen e punës për secilën prej çështjeve të diskutuara. Nga ana tjetër, Kryeministri u kërkoi përfaqësuesve të OSHCve të përgatisnin dhe të paraqisnin pranë stafit të tij propozimin e tyre konkret lidhur me krijimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërine Civile, si një strukturë këshillimore e pavaruar me përfaqësim dypalësh (Qeveri – OSHC). Më konkretisht, ecuria e procesit për secilën prej çështjeve të diskutuara gjatë takimit me Kryeministrin është si më poshtë: Karta për Shoqërinë Civile Ka një angazhim si nga qeveria, ashtu edhe nga parlamenti për kalimin e Kartës për Shoqërinë Civile për miratim brenda këtij sesioni parlamentar që mbyllet në fund të muajit Korrik. Nga takimet me deputetë dhe struktura drejtuese në parlament u konkludua që Karta të kalojë për miratim në parlament në formën e një rezolute. Aktualisht është duke u punuar për përshtatjen e Kartës në formën e një rezolute, dhe në momentin e finalizimit të saj PSH do të shpërndajë draftin për komente nga sektori i shoqërisë civile. Para se të kalojë për miratim në seancë plenare, Karta do të diskutohet në një seancë të dëgjimit me publikun, me pjesëmarrje të gjerë të shoqërisë civile. Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile Në përputhje me rekomandimet e konferencës së dhjetorit dhe me axhendën e BE për shoqërinë civile, ka avancuar puna për ngritjen e Këshillit të përbashkët Qeveri-Shoqëri civile. Pas takimit me Kryeministrin, Grupin e Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe zyrën e Kryeministrit po punon për përgatitjen e draftit për ngritjen dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile. Pasi drafti të finalizohet nga aktorët e përfshirë në përgatitjen e tij, PSH do ta shpërndajë për konsultim të gjerë në gjithë sektorin e organizatave të shoqërisë civile. Kuadri fiskal i OSHCve Eshtë diskutuar me Ministrinë e Financave për qartësimin e përjashtimit të granteve nga TVSH (nëpërmjet ligjit të ri për TVSH) dhe raportimin e diferencuar për aktivitetin ekonomik dhe joekonomik të OSHCve, si dhe i janë dërguar Ministrisë rekomandime konkrete lidhur me çështjet e sipërpërmendura, të cilat pritet të reflekohen në draftin final të ligjit. Partnerët Shqipëri do të zhvillojë një proces të gjerë konsultimi me shoqërinë civile për të marrë opinione, sugjerime e rekomandime lidhur me çështjet e sipërpërmendura, për të cilin do të njoftoheni së shpejti.

ANËTARE E RRJETIT PARTNERËT NDËRKOMBËTARË PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK

1


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.