PARTNERET-SHQIPERI, QENDRA PER NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTI GAZETE TREMUJORE
EDICIONI NR. 49
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Në këtë numër:
SHTATOR 2012
Promovimi dhe Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit në Shqipëri
Promovimi dhe Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit në Shqipëri faqe 1-2
Partnerët Shqipëri organizoi në datë 5 Qershor 2012 konferencën rajonale “Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit – Sfida dhe Praktika në Rajon”.
Roli i filantropisë në mbështetje të ideve të gjelbërta faqe 2
Konferenca mblodhi së bashku rreth 120 përfaqësues të sektorit të biznesit, institucioneve qeveritare, komunitetit donator, sektorit jofitimprurës dhe medias në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.
Projekte të reja Roli i Shoqërisë Civile dhe Qeverisjes Vendore në Rritjen e Kohezionit Social në Shqipëri dhe Mal të Zi Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në procedurat e prokurimit publik elektronik faqe 3
Eventi adresoi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivën e zhvillimit të Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit, sfidat dhe praktikat më të mira në këto tre shtete, rolin katalizator të shtetit dhe të medias, si një mjet i pazëvendësueshëm në edukimin publik dhe promovimin e praktikës.
Projekte në vijim Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale Rritja e pjesëmarrjes qytetare në ndërtimin dhe zbatimin e politikave Qytete pa Korrupsion-Qytete me të Ardhme faqe4-5 Ndërtimi i Besimit Qytetar – Gjeni Rrugën Nëpër Labirintin e Zgjerimit Politika Gjinore për Administratën Tatimore faqe 6 Pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare Konferenca Vjetore 2012 e Rrjetit Euclid-Danimarkë Konferencë rajonale për shoqërinë civile-Kroaci PDC-Samiti i Gjeneratës së Ardhshme,Washington DC faqe 7
Njoftim
Partnerët Shqipëri hap thirrjen për propozime për Çmimin e Filantropisë 2012. Kjo eksperiencë e suksesshme që nisi në vitin 2011, është kthyer tashmë në një traditë për vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj të gjithë subjekteve dhe individëve që mbështesin kauzat sociale në komunitetet e tyre dhe në mbarë Shqipërinë. Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për Çmimin për Filantropinë janë: - Çmimi për subjekte me Kontribut në Nivel Kombëtar -Çmimi për subjekte me Kontribut në Nivel Lokal -Çmimi për Kontributin si Individ Vizitoni faqen e internetit të Partnerëve Shqipëri për informacion mbi mënyrën dhe afatet e dërgimit të propozimeve: www.partnersalbania.org Kemi kënaqësinë të ndajmë me Ju Raportin
të Aktiviteteve 2011!
Vjetor
Viti 2011 shënoi 10 vjetorin e krijimit të Partnerëve Shqipëri, një dekadë dinamike, sfiduese, emocionuese dhe shpërblyese për të gjithë ne tek Partnerët Shqipëri, në përpjekjet tona të përbashkëta për të ndërtuar një organizatë aktive dhe profesionale.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Z. Eno Bozdo, Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës theksoi rëndësinë e përfshirjes së Përgjegjshëmërisë Sociale të Biznesit në politikat e zhvillimit të sektorit privat në vend sipas standarteve të BE-së. Z. Bozdo shprehu vlerësimin e tij për aktivitetin dhe nismën e Partnerëve Shqipëri duke e ftuar të jetë partnere në angazhimin e Ministrisë për krijimin e një mjedisi nxitës për zhvillimin e CSR në Shqipëri. Diskutimet dhe prezantimet e përfaqësuesve nga rajoni ishin organizuar në tre panele tematike. Paneli i parë adresoi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me sfidat dhe praktikat lokale në zhvillimin e Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit. Në këtë panel u prezantuan disa nga praktikat më të suksesshme të kontributit të kompanive në drejtim të zhvillimit lokal në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. vijon në faqen 2...
Rezervoni datën për Konferencën Ndërkombëtare Ndërmarrjet Sociale, Përgjigje ndaj Krizës Ekonomike?
Partnerët Shqipëri organizon këtë event më datë 29 Tetor 2012, në Hotel Tirana International, Tiranë, ora 9.00 - 16.00 Për më shumë informacion ose për të konfirmuar pjesëmarrjen ju lutemi kontaktoni zyrën e Partnerëve Shqipëri në në 04 2254881 ose email partners@partnersalbania.org
ANËTARE E RRJETIT NDËRKOMBËTAR TË PARTNERËVE PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK
1