P
RTNERËT SHQIPËRI
Akademia e OJFve Aftësi - Profesionalizëm - Zhvillim
Panoramë e Përgjithshme
Panoramë e Përgjithshme
Organizatat jo fitimprurëse (OJF) në Shqipëri luajnë një rol domethënës në zhvillimin e vendit përmes shtrirjes së veprimtarisë në shumë fusha si dhe aftësive të ndryshme që zotërojnë. Në dy dekadat e fundit, sektori i OJF-ve në Shqipëri është rritur në numër dhe manaxhon burime të konsiderueshme financiare. Megjithë eksperiencën e fituar, OJF-të kanë ende nevojë për të zhvilluar aftësi që lidhen me manaxhimin organizativ, planifikimin strategjik, manaxhimin financiar, sigurimin e mbështetjes financiare, mobilizimin e mbështetësve për të ndërtuar fushata advokuese dhe lobuese si dhe një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me qëndrueshmërinë e sektorit. Vitet e fundit, kuadri ligjor dhe financiar që rregullon aktivitetin e OJF-ve ka qenë subjekt i ndryshimeve dhe amendimeve të cilat kanë ndikuar në qëndrueshmërinë dhe aktivitetin e organizatave jofitimprurëse si dhe në marrëdhëniet e tyre me shtetin. Nevoja për njohjen e tij nga ana e sektorit mbetet prioritet për të mundësuar një veprimtari efiçente. Përfshirja, prezenca dhe ndikimi i sektorit në çështje publike ndër vite, ka marrë gjithnjë e më shumë vizibilitet, por ka ende hapësira për përmirësim dhe veprim të bashkërenduar për të arritur pjesëmarrje efektive të OJF-ve në proceset politikëbërëse e vendimmarrëse në vend, duke ndjekur standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Me gjithë arritjet e këtyre viteve, OJF-të kanë ende nevojë për asistencë për të ndërtuar një imazh pozitiv të sektorit në sytë e publikut dhe për të fituar besimin e tij. Sektori është në përpjekje për të ndërtuar identitetin e tij si faktor kyç për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.
Roli i organizatave jofitimprurëse si promotorë të ndryshimit, varet në maturinë, kompetencën, përgatitjen dhe kapacitetet e tyre për të bashkëpunuar me sukses me partnerë strategjikë në vend. Duke synuar të ngushtojmë hendekun midis njohurive dhe aftësive të nevojshme për sa më sipër, PSh për herë të parë në Shqipëri vjen me iniciativën për një akademi të OJF-ve, program ky i cili do të ofrojë mundësi edukimi dhe zhvillimi për drejtuesit e OJF-ve, për t’i fuqizuar ata që të punojnë më efektivisht.
Akademia e OJF-ve do të: - Shërbejë si hapësirë e edukimit jo-formal për të përforcuar aftësitë dhe zhvilluar kompetencat e drejtuesve të OJF-ve; - Rrisë profesionalizmin e këtyre drejtuesve nëpërmjet një kurrikule unike, metodave më bashkëkohore të të nxënit si dhe përvojës profesionale shumëdimensionale; - Krijojë breza drejtuesish profesionistë dhe të angazhuar, që do të jenë aktorë të ndryshimit dhe kontribues në zhvillimin e shoqërisë Shqiptare.