Në ashpërsinë e një bote që i ka dhënë fuqi vetëm gjakpirësve, nevoja bazike e këtyre grave ngjan dëshpëruese, njësoj si realiteti, por historitë e secilës, kur t’i dëgjoni, do të zgjojnë pak nga njerëzorja që ka humbur. Pas shfaqjeve në 5 qytete, pjesa rikthehet në Teatrin Kombëtar Arturbina dhe në FEM FEST në prag të 8 Marsit, në datën 5 Mars për të vijuar më pas turin e Shqipërisë.