Nr. 35, Nëntor 2024
Një paketë me tre shtigje të reja i shtohet ofertës turistike të Kukësit Udhëtim familjarizues me operatorë turistikë nga e gjithë Shqipëria Si nisi gjurmimi i shtigjeve të reja Shenjimi i shtigjeve të reja në Malin e Gjallicës Kukësi i Kulturës - përvoja më e pasur turistike për vizitorët e qendrës verilindore të Shqipërisë Udhërrëfyes të rinj u prijnë të rinjve kuksianë në shtegun e Shpellave të Lojmes Turi i parë në Kukësin e Kulturës - me studentë dhe nxënës
Ju flet Kukësi! - zgjon interesin e shumë operatorëve turistikë nga e gjithë Shqipëria
Pjesëmarrësit e udhëtimit “Ju flet Kukësi!”, dalë përpaa bustit të Skënderbeut në qendër të qytetit. Foto: GO2
Një paketë me tre shtigje të reja i shtohet ofertës turistike të Kukësit Si porta hyrëse me numrin më të madh të kalimtarëve në vend, Kukësi mbart mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, vetëdijësimi për të cilat vlen të pasohet nga njohja dhe promovimi. Pas suksesit të disa shtigjeve natyrore, tani duhet synuar tërheqja e vëmendjes së operatorëve drejt përfshirjes së qytetit edhe në hartën e turizmit kulturor të Shqipërisë. Do të ishte një vend i merituar për lashtësinë, trashëgiminë dhe historinë e kohëve moderne prej nga vjen Kukësi i vogël që shohim sot. Përpjekjeve për t’i kontribuuar pasurimit të ofertës turistike të qytetit i është bashkuar prej një viti edhe organizata GO2 Albania, që në bashkëpunim me Bashkinë Kukës ka hartuar 3 itinerare të reja. Këtu bëjnë pjesë shtegu për Shpellat e fshatit Lojme dhe shtegu për stanet e Gjallicës. Risi mbetet itinerari “Kukësi i Kulturës” – një përzgjedhje e veprave më përfaqësuese të historisë, kulturës, artit tradicional dhe jetës së qytetit. Udhëtim familjarizues me operatorë turistikë nga e gjithë Shqipëria I njohur kryesisht për shtigjet natyrore, e së fundmi edhe për tunelet nëntokësore, Kukësi po mëton t’i shtojë paketës turistike edhe një profil kulturor urban. E para përpjekje për këtë qëllim iu prezantua 15 udhërrëfyesve kombëtarë, përfaqësuesve të agjensive turistike dhe të medias përmes një udhëtimi familjarizues dyditor më 28 dhe 29 Tetor 2024. Risia ishte “Kukësi i Kulturës”, turi i parë kulturor për qytetin – një rrugëtim 3-orësh për njohjen e 9 elementëve më përfaqësues të historisë, kulturës, artit tradicional dhe jetës së Kukësit. Të veçuar në mesin e një shumësie elementësh që mund të ofrojnë larmi përjetimesh emocionale, disa prej këtyre ndalesave janë të padukshme – si qyteti i vjetër; disa të prekshme – si tunelet nëntokësore; disa të paimagjinueshme – si fati tragjik i poetit Havzi Nela, e disa plot ngjyra – si atelieja e artizanes Hate Ora. Dita e dytë e këtij udhëtimi familjarizues iu kushtua eksplorimit të një vargu prej rreth 15 shpellash e guvash të gërryera natyrshëm në shpatin verilindor të malit të Gjallicës. Këtij turi të emërtuar “Shpellat e Lojmes” iu bashkuan edhe përfqësues të Bashkisë Kukës, partnere me organizatën GO2 në këtë projekt. Paketa e tretë e zgjedhur për t’u prezantuar në këtë udhëtim ishte “Stanet e Gjallicës”, një alternativë e turizmit malor që bashkon ecjen në natyrë me turizmin e përvojës së transhumacës. Meqenëse sezoni i shtegëtimit të bagëtive ka përfunduar për këtë vit, ky tur iu ofrua guidave turistike në formën e librit të shtypur, por edhe atij elektronik. Bashkë me “Kukësin e Kulturës” dhe “Shpellat e Lojmes”, edhe turi “Stanet e Gjallicës” është ngarkuar në disa platforma të posaçme online, si Wikiloc, OutdoorActive, GoogleMaps etj, si gjurmë e regjistruar me GPS krahas të dhënave teknike dhe informacioneve shtesë për secilën ndalesë. Të 3 shtigjet e klësaj pakete të re turistike janë botuar si libra më vete në gjuhët shqip dhe andlisht, si dhe janë të shfletueshme online. „Kukësi i Kulturës“ | „Stanet e Gjallicës“ | „Shpellat e Lojmes“ Vijnë në Shqip dhe Anglisht në platforma ku i gjithë informacioni për secilin prej rrugëtimeve është ndërveprues. KUKËSI I KULTURËS ISSUU https://issuu.com/go2albania/docs/go2_kukesi_i_kultures Gjurmim GPS: https://www.google.com/maps/d/u/1/edit... https://www.wikiloc.com/.../kukesi-kulturor-kukes-through... Outdooractive: https://out.ac/IWMCUp SHPELLAT E LOJMES https://issuu.com/go2albania/docs/go2_shpellat_e_lojmes Gjurmim GPS https://www.google.com/maps/d/u/1/edit... https://www.wikiloc.com/.../shpellat-e-lojmes-the-caves... https://out.ac/IWLmgk STANET E GJALLICËS https://issuu.com/go2albania/docs/go2_stanet_e_gallices Gjurmim GPS https://www.google.com/maps/d/u/1/edit... https://www.wikiloc.com/hiki.../stanet-e-gjallices-182312981 https://out.ac/IWMCAA