Skip to main content

VIJA | 34 | LINE

Page 1

Nr. 34, Maj 2024

Në Nikç, Lëpushë dhe Vermosh ngrihen 3 kënde informacioni turistik për vizitorët Në Vukël, Selcë dhe Vermosh vendosen tabelat e para informative të Parkut të Alpeve në Kelmend Lumi i Cemit ku nis jeta e Kelmendit Pjesë të zgjedhura nga “Libri i Alpeve Shqiptare” Nikçi, fshati më i ruajtur e më i thellë i Kelmendit Lëpusha magjepsëse e Bjeshkëve të Namuna Vermoshi - fshati që përmbylli hartën e Shqipërisë së sotme

Alpet e Shqipërisë - simboli i luftës së përjetshme të njeriut për të jetuar i lirë GO2 pasuron Google Maps me pikat hyrëse të Parkut “Alpet e Shqipërisë”

Kelmend, ngrihen 3 kënde informacioni për vizitorët

Kënd informacioni turistik në formën e një koshi tradicional drithi, ngritur në fshatin Lëpushë të Kelmendit (Bujtina Tradicionale Tom Dragu”).

Në Kelmend – si askund tjetër Fillimi i sezonit turistik i gjen Alpet e Shqipërisë plot me vizitorë nga e gjithë bota. Në të vërtetë pjesa lindore dhe qendrore e Alpeve frekuentohen gjatë gjithë vitit, por krejt ndryshe ndodh me pjesën perëndimore – Kelmendin. Me traditë modeste në turizëm, zona që iu shtua së fundmi Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” është ndër më të ruajturat brenda tij në të gjitha aspektet, e veçanërisht në trashëgimi kulturore dhe natyrore. Duke mos qenë pjesë e itinerareve të mbingarkuar turistikë të dekadës së fundit, Kelmendi konsiderohet i virgjër në raport me pjesën tjetër të Parkut, pa përmendur Gashin me status Rezervë Strikte Natyrore. Mikpritja, fisnikëria dhe pastërtia e Kelmendit është veçuar gjithmonë nga pjesa tjetër e Alpeve. E po ndryshe nga pjesa tjetër e Alpeve, Kelmendi u ofron vizitorëve një kuzhinë ende autoktone dhe të pasur me përbërës krejtësisht natyrorë të kultivuar nga vendasit. Ky stil jetese i malësorëve që jetojnë në Kelmend përgjatë gjithë vitit, i lidhur ende me blegtorinë dhe bujqësinë, është gjithashtu një vlerë unike e zonës, që së bashku me peizazhin natyror dhe atë kulturor, ofrojnë përvoja të paharrueshme për vizitorët. Ndonëse deri tani Kelmendi ka vetëm 3 Monumente Natyre në Park, në të vërtetë zona ka pasuri mahnitëse natyrore, si bjeshkët e Surtës, Dobraçes, Jelicës, Goljupit, Berizhdolit, Pajës, Koprishtit, Grebenit, Jeshnicës, e Seferçës, si dhe një numër jashtëzakonisht të madh shpellash të ekploruara vitet e fundit, sidomos në masivin e Shkëmbejve të James. Ndonëse deri më tash zona nuk ka asnjë Monument Kulture në Park, në të vërtetë Kelmendi është hapësira e fundit që po mban gjallë një pasuri të UNESCO-s: Xhubletën, si dhe një sërë ndërtimesh komplekse prej guri (shtëpi, mullinj, rrugica me kalldrëm, tarraca etj.), të ruajtura prej më shumë se një shekulli. Vetëm në Kelmend vizitorët mund të sodisin nga afër veshjen krenare të Alpeve – Xhubletën – në “Logun e Bjeshkëve” çdo mesgusht, si dhe të ndjejnë pranë çdo shtëpie prej guri, aromën e tokës punuar me dashuri dhe të deleve që kullosin shpateve malore. Ndërsa në Luginën e Valbonës dhe në Luginën e Shalës presioni në rritje i turizmit e ka shpërbërë peizazhin alpin duke bërë që atë ta mbizotërojnë ndërtimet jogjithmonë tradicionale, Kelmendi është ende një parajsë për adhuruesit e natyrës, si dhe për këdo që di të vlerësojë banesat dhe elementë të tjerë tipikë të peizazhit kulturor.

Vizitorët vijnë edhe për njerëzit Që në fillimet e padatuara, turizmi është kuptuar si nevojë e njeriut për të njohur vende dhe njerëz të rinj, për të përjetuar përvoja që mundësohen nga territore dhe kultura të ndryshme nga mjedisi ku ai jeton. Si i tillë, turizmi nuk mund të kuptohet pa ndërveprimin njerëzor, bazat e të cilit mund të konsiderohen qendrat e informacionit turistik, ku vizitorët njihen në mënyrë të shpejtë dhe intensive me zonën që po frekuentojnë. Madje edhe kur vizitojnë kopshtet zoologjike, njerëzit përpiqen të interaktojnë me banorët vendas – që në këtë rast janë kafshët e burgosura nga egoja njerëzore. Prandaj do të duhej që informacioni i ofruar në Qendrat e Vizitorëve të përfshijë patjetër edhe elementin njerëzor. Në këtë kontekst, pavarësisht informacionit në gjuhë të huaj (kryesisht anglisht dhe gjermanisht), që shpeshherë është i papërditësuar i njëanshëm dhe i fokusuar vetëm te natyra, qendrat e vizitorëve të Valbonës dhe të Thethit ofrojnë informacion për këto dy ish-parqe kombëtare, por jo për Parkun e saposhpallur Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” si një i tërë. Përveç vizitorëve, mungesën e informacionit për Parkun si të tillë e vuajnë edhe aktorët e përfshirë në një mënyrë a në një tjetër me mbarëvajtjen, administrimin apo promovimin e Parkut, dhe sigurisht, vetë banorët. Pikërisht për të kontribuuar sadopak në plotësimin e këtij boshllëku, Organizata GO2 realizoi në vjeshtën e vitit të kaluar një set tabelash informative, të cilat u vendosën në 3 akset rrugore që hyjnë në vijon në faqen 5 Parkun Kombëtar të Alpeve:


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
VIJA | 34 | LINE by GO2 Albania - Issuu