Skip to main content

VIJA | 32 | LINE

Page 1

Nr. 32, Shtator 2023

Takime me komunitetet lokale në Kelmend Parku i Alpeve - habitati i një fondi të pasur biodiversiteti Cilët janë habitatet e Parkut Kombëtar të Alpeve dhe çfarë i kërcënon ato Habitatet e Malësisë së Madhe në Parkun Kombëtar të Alpeve Në Shkollën Verore të Alpeve u krijuan 4 koleksione me bimë mjekësore Kinemaja e hapur kthehet në Lëpushë pas tri dekadash Shifra të diskutueshme vizitueshmërie në Zonat e Mbrojtura në Shqipëri

Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare për biodiversitetin

Një tufë bimësh rrushqyqe (Sedum acre), në brigjet shkëmborë të përrroit të Lëpushës, Kelmend, Alpet Shqiptare.

Malësorët nga Thethi e deri në Valbonë po përjetojnë zhvillimin që parqet kombëtare u ofrojnë komuniteteve lokale, të cilët historia i gjeti në Alpet Shqiptare. Një kontribut që edhe kelmendasit t’i materialzojnë këto mundësi që nuk vijnë vetëm përmes turizmit, ishte Shkolla Verore e Apeve Shqiptare për biodiversitetin, e organizuar nga GO2 dhe Instituti i Kërkimeve Rurale, që për herë të parë u mbajt Kelmend. Qëllimi i organizimit të kësaj Shkolle ishte rritja e njohurive dhe e vetëdijes për vlerat e veçanta që përfaqëson natyra e Alpeve e Shqipërisë, e sidomos flora dhe fauna e Kelmendit. Shkolla Verore ishte e hapur për ata të rinj të zonës – gjithnjë e më të pakët në numër – të cilët deshën t’i vënë njohuritë mbi biodiversitetin në funksion të bujtinave të tyre, për të siguruar më shumë të ardhura për ekonomitë familjare. Mirëpo ndoshta më shumë se kudo tjetër në Shqipëri, pasojat e presionit të parezistueshëm të emigrimit masiv ndjehen ndër malet tona, të cilat deri vonë ishin strehë e krenarisë dhe e mikpritjes – secila me nga një seri ritualesh befasuese. Tash, ndër Alpe me zor gjenden një grusht njerëzish të padehur nga ethet e turizmit jetëshkurtër, të cilët e duan jetën e malit si paraardhësit që i mbijetuan historisë duke u mbështetur vetëm te natyra. Prandaj organizimi i një shkolle verore për biodiversitetin në këto kushte ishte një sfidë e vërtetë, për më tëper në dhjetëditëshin e tretë të Korrikut, në kulmin e sezonit turistik, kur vendasit janë maksimalisht të angazhuar me rutinën e përditshme në bujtina. Programi i larmishëm 6-ditor kushtuar biodiversitetit përfshinte leksione të hapura, ushtrime ndërvepruese, punë të pavarur në grupe, vizita studimore në terren, si dhe një seri aktivitetesh me karakter socio-kulturor. Pjesa më e madhe e programit u zhvillua në fshatin Lëpushë dhe territoret përreth tij, ndërsa aktivitetet e ditës së fundit u zhvendosën në luginën e Vermoshit. Përtej leksioneve të dhëna për pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve të rinj nga Librazhdi, Tirana e Shkodra, por edhe nga komunitetet vendase, si Lëpusha, Vermoshi, Vukli, Nikçi, Selca e Tamara, emocione të forta zgjuan te të gjitha grupmoshat sidomos dy aktivitete të kësaj shkolle: udhëtimi në gjurmët e familjeve që verojnë në bjeshkë dhe nata kushtuar pranisë së Kelmendit në kinematografinë shqiptare. Me njohjen e hollësishme të terrenit të Alpeve dhe me thellësinë për profesionet përkatëse, ekspertët u mundësuan pjesëmarrësve një ekskursion të vërtetë në vlerat e shumëfishta natyrore dhe kulturore që përfaqëson Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”. Leksioni i parë u mbajt nga përfaqësuesi i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura – AdZM Shkodër, inxhinieri i pyjeve Tonin Maçaj. Gjatë prezantimit të Parkut më të madh Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, u evidentuan vlerat e jashtëzakonshme me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare që mbart ky park – dhe sidomos fondi i pasur i biodiversitetit të florës dhe faunës, pasuar nga njerëzit dhe mënyra tradicionale e jetesës së trashëguar prej tyre. Nisur nga sfidat që paraqet menaxhimi i këtij Parku prej gati 83 mijë hektarësh për AdZM Shkodër dhe AdZM Kukës, gjatë diskutimit që pasoi u theksua nevoja e krijimit të administratave të posaçme për menaxhimin e parqeve kombëtare, sipas praktikave të suksesshme botërore. Meqenëse edicioni i parë i kësaj Shkolle Verore i kushtohej biodiversitetit, kjo tematikë mbizotëroi të gjitha leksionet e hapura, ushtrimet, punën në grupe, e sigurisht edhe vizitat në terren. Kështu, duke folur për Transhumancën - shtegtimin e barinjve dhe dhenve në bjeshkë nga pranvera e vonë ne vjeshtën e hershme, specialisti i agrikulturës Zef Gjeta, u ndal te njohuritë e veçanta që zotërojnë blegorët në lidhje me llojet e bimëve të kullotave malore dhe të zonave përreth vendbanimeve, jo vetëm për ushqimin e kafshëve, por edhe për nevojat e përditshme vijon në faqen 2 të banorëve të zonës.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
VIJA | 32 | LINE by GO2 Albania - Issuu