Skip to main content

VIJA | 31 | LINE

Page 1

Nr. 31, Shkurt 2023

Malësia e Madhe, 9 Monumente Natyre të Kategorisë III të IUCN në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë Shpellat e Kelmendit, adrenalina e eksploratorëve modernë Alpet Perëndimore - një Monument i jashtëzakonshëm natyre Shpellat e Shkrelit në Parkun Kombëtar të Alpeve

Gërlat e Selcës në Parkun e “Alpeve të Shqipërisë” Lista e Monumenteve të Natyrës të Malësisë së Madhe dhe e të gjithë Parkut Kombëtar të Alpeve

Monumente Natyre të Malësisë në PK “Alpet e Shqipërisë”

17. Shpella e Vasos, na afërsi të staneve të Pajës, në skajin jugor të Lëpushës. (Foto: Rob Eavis)

Brenda territorit të PK “Alpet e Shqipërisë” janë 53 Monumente Natyre të Kategorisë III të IUCN, 17 prej të cilave i takojnë Qarkut Kukës (Bashkia Tropojë), ndërsa të tjerat Qarkut Shkodër. Si pjesë e këtij Qarku, Bashkia Shkodër ka 27 Monumente. Bashkia Malësi e Madhe ka gjithsej 33 Monumente Natyre të Kategorisë III të IUCN, por në PK “Alpet e Shqipërisë” janë përfshirë 9, përkatësisht 5 në NjA Kelmend dhe 4 në NjA Shkrel. Nga ana tjetër, sipas Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH), Malësia e Madhe numëron 56 gjeomonumente (me status IUCN dhe pa status), pjesa më e madhe e të cilëve janë në Kelmend (24) dhe Shkrel (15). Së bashku me biomonumentin e vetëm me status ligjor të MA në PK (Ahun e Pleshit në Bogë), Malësia e Madhe ka gjithsej 17 monumente natyre në PK “Alpet e Shqipërisë”. Kjo do të thotë se nga Malësia e Madhe janë 9 Monumente Natyre me status të kategorisë III të IUCN dhe 8 gjeomonumente natyre pa këtë status (sipas SHGJSH). Megjithatë në këtë hapësirë të gjerë gjenden edhe shumë atraksione të tjera me vlera natyrore dhe historike, që në të ardhmen mund të merren në mbrojtje. Në vazhdimësi, vlerat e tyre shkencore, natyrore dhe historike janë evidentuar nga studiues shqiptarë dhe të huaj. Bëhen kështu edhe së paku 26 monumente të tjera natyre, 20 nga të cilat i përkasin kelmendit dhe 5 Shkreli. Disa prej mund të jenë Livadhi i Harushës dhe Pylli i Jelicës në Vermosh, Gropa e Koprishtit në Nikç, kanionet në Selcë etj. Vend të veçantë zënë shpellat, që për shkak të veprimit të dukurive karstike mbi materialin karbonatik që përbën Alpet Shqiptare, janë në një numër jashtëzakonisht të madh e të përqendruar. Të tilla janë shpellat e Shkëmbejve të James, ku veçohen Shpella e Vasos, e Dragoit, e Pitkinit, Mençuria, Beni i Madh etj, shpellat e masivit të Bridashes e të Çardakut ku veçohet Shpella e Puçit – ndër më të thellat në Shqipëri, Shpella e Gjatë në Vukël e shumë të tjera në Bogë, si Shpella e Madhe, e Zanave, e Mullirit etj. Edhe pse vetëm 9 prej tyre gëzojnë statusin ligjor Monument Natyre, sipas VKM nr. 187, dt 25.3.2021, kjo nuk do të thotë se këto vlera të tjera të natyrës nuk janë të mbrojtura. Për fat të mirë, sipas zonimit të brendshëm të PK “Alpet e Shqipërisë”, një pjesë e madhe e monumenteve janë përfshirë në nënzonën Qendrore B, ku së paku formalisht do të duhej të zbatohej një nivel më i lartë i mbrojtjes së natyrës. Megjithatë, disa prej monumenteve mbeten edhe pa këtë mbrojtje formale ligjore, pasiqë gjenden në territore që i përksain nënzonës Zona Tradicionale e Përdorimit të Qendrueshëm, ku gama e aktiviteteve njerëzore të lejuara me ligj është shqetësuese. Brenda kësaj nënzone bëjnë pjesë kanionet në Selcë, Liqenet dhe Qafa e Mojanit në Vermosh, shpellat afër vendbanimeve, si në Vukël, Nikç, Bogë etj.. Nga ana tjetër, burimet njerëzore dhe logjistika e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër – e jo vetëm – janë të pamjaftueshme për të garantuar monitorim të vazhdueshëm dhe ruajtje të monumenteve të natyrës, edhe në rastin kur këto gjenden në nënzonën B, me nivel më të lartë mbrojtjeje. Të tilla janë një mori shpellash të zbuluara apo eksploruara gjatë dy dekadave të fundit në masivin james, të Bridashes apo të Çardakut, e që ende nuk janë përfshirë në asnjë listë monumentesh natyre, as nga VKM e as nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, e po ashtu, edhe monumente të tjera me vlera natyrore, por edhe historike, sikurse është psh, Forca e Kelmendit. Vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe shkencore bart edhe Livadhi i Harushës, i cili megjithatë, është përfshirë në Nënzonën Qendrore B, por në vetvete nuk ka status të veçantë mbrojtjeje. Prandaj, vlerësohet si e domosdoshme rikonsiderimi i vlerave natyrore, shkencore dhe kulturore të këtyre monumenteve ende pa status, me qëllim për t’i shpallur ata Monumente Natyre të Kategorisë III të IUCN.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
VIJA | 31 | LINE by GO2 Albania - Issuu