Skip to main content

VIJA | 29 | LINE

Page 1

Nr. 29, Shtator 2022

Festa e munguar e shpalljes së Alpeve Shqiptare Park Kombëtar Si u transformua Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare Nga Plani i Menaxhimit dhe Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit, te VKM për shpalljen e Parkut Kombëtar Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve Kamp restaurimi në bjeshkët e Vermoshit Së shpejti një shkollë verore për biodiversitetin e Kelmendit

Festa e munguar e shpalljes së Alpeve Shqiptare Park Kombëtar

Maja e Vajushës, ku zënë fill Bjeshkët e Namuna (GO2)

Ideja e shpalljes së Alpeve Shqiptare Park Kombëtar është hedhur që prej fundit të viteve ’90 të shekullit të kaluar, fillimisht në përputhje me ndarjen gjeografike të rajonit, sipërfaqja e të cilit llogaritet në rreth 8% të territorit të vendit. Më vonë, të nxitur edhe nga donatorë me fokus mbrojtjen e natyrës malore në Shqipëri, ekspertët shqiptarë nisën punën për hartimin e dokumentacionit përkatës, varësisht prej nevojave të kohës. Kështu, që prej vitit 2005 e në vazhdim, janë hartuar një sërë studimesh specifike për një zonë më të gjerë se Alpet, duke iu referuar si Rajoni Verior, me fillim mbi Lumin Drin e deri në skajin më verior të vendit, në Vermosh. Studime të tilla janë kryer për burimet natyrore, biodiversitetin, turizmin, energjinë etj, ndërsa studimet për zona më të vogla brenda Alpeve përfshijnë një gamë më të gjerë, si gastronomia, arkitektura, arkeologjia, historia, etnografia etj, pa llogaritur botimet e shumta monografike për fshatra apo vendbanime të caktuara, të hartuara kryesisht nga studiues me origjinë nga këto zona. Të gjithë këto studime hodhën bazat e qasjes së re ndaj rajonit, por Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” i hartuar në vitin 2015, është dokumenti që shërbeu si pikënisje e rrugës ligjore për shpalljen e Alpeve Park Kombëtar. Në këtë mënyrë, Plani i Menaxhimit ishte hartuar 7 vjet përpara shpalljes së Alpeve Park Kombëtar. Plani iu nënshtrua një procesi të konsultimit të gjerë me të gjithë aktorët e fushës, përfshi edhe banorët e Rajonit të Alpeve. Sepse sipas vizionit të këtij Plani “Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë“ duhet të përfaqësojë pasqyrimin e rajonit, ku banorët, fermerët dhe biznesi jetojnë dhe punojnë në harmoni me njëri-tjetrin dhe me natyrën. Gjithashtu edhe për ata që dëshirojnë të vizitojnë Alpet, veçanërisht të rinjtë, duhet të kontribuojnë për ndjeshmërinë e kujdesit për natyrën, biodiversitetin, peizazhin unik e të larmishëm, përfshirë trashëgiminë kulturore e shpirtërore, nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre aktive, në nivel lokal, kombëtar dhe ndër-rajonal kufitar, për bashkëjetesë, prosperitet social, ekonomik dhe eko-turistik”. Sipërfaqja e Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare, sipas këtij Plani Menaxhimi ishte 86,086.34 hektarë, ndërsa nënzonat e Parkut ishin 4:

Nr. 1. 2. 3. 4.

Emërtimi i nën-zonave Zona Qëndrore Zona e Menaxhimit Efektiv Zona e Përdorimit Tradicional Zona e Zhvillimit të Qëndrueshëm TOTALI

Sipërfaqja, Ha 19,356.36 36,932.97 26,259.82 3,537.19 86,086.34

2 vjet më vonë u hartua Masterplani i Alpeve Shqiptare, një dokument voluminoz i përbërë nga pesë pjesë – dhe përkatësisht: Analiza e përgjithshme e rajonit; Vlerësimi Strategjik Mjedisor; Plani i zhvillimit të territorit; Plani i zhvillimit të sektorit dhe Strategjia Sektoriale. Me emrin zyrtar “Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare”, ky dokument u promovua nga qeveria si rruga e duhur për zhvillimin e potencialeve të jashtëzakonshme turistike, pavarësisht viteve të humbura në dëm të kësaj zone. Dokumenti u miratua nga Këshilli Kombëtar i Territorit me vendimin nr. 1, dt. 09.12.2017. Sipërfaqja e Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare, sipas “Planit Kombëtar Sektorial të Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare” ishte 86,086.34 hektarë, ndërsa nënzonat e Parkut ishin 4, dhe i referoheshin (copy-paste) zonimit të Planit të Menaxhimit të vitit 2015:

Nr. 1. 2. 3. 4.

Emërtimi i nën-zonave Zona Qëndrore Zona e Menaxhimit Efektiv Zona e Përdorimit Tradicional Zona e Zhvillimit të Qëndrueshëm TOTALI

Sipërfaqja, Ha 19,356.36 36,932.97 26,259.82 3,537.19 86,086.34

Mirëpo u desh të kalonin edhe më shumë se 4 vjet të tjera, deri në Janarin e vitit 2022, kur Qeveria i shpalli Alpet Shqiptare Park Kombëtar me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 59, dt. 26.1.2022 “Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore park kombëtar (kategoria II) të zonave të mbrojtura mjedisore”. Sipas kësaj VKM-je, emri i Parkut është Alpet e Shqipërisë dhe jo Alpet Shqiptare, sikurse ishte në dokumentet e mëhershme (Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare, si dhe Masterplani i Alpeve Shqiptare). Sipërfaqja e Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare, sipas kësaj VKM-jë është 82 844.65 hektarë, nga 86,086.34 hektarë që ishte në dokumentet e mëhershme (Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare, si dhe Masterplani i Alpeve Shqiptare). Pra nga Parku Kombëtar janë hequr 3,241.69 hektarë. Sikurse shihet në hartat e faqes 6, dy janë zonat me sipërfaqet më të mëdha të lëna jashtë Parkut. E para është në fshatin Kozhnje pranë Tamarës në Kelmend në anën vijon në faqen 2 perëndimore. Që nga Qafa e Këstecit përmbi Osojë...


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
VIJA | 29 | LINE by GO2 Albania - Issuu