Skip to main content

Renxheri Bani në kërkim të rrëqebullit në Malin Sharr

Page 1


Renxheri Bani në kërkim të

rrëqebullit në Malin Sharr

Publikimi: 2024

Ky libër për ngjyrosje u krijua në kuadër të projektit “Forcimi i komuniteteve në rajonin e Malit Sharr për menaxhimin e qëndrueshëm të Brezit të Gjelbër Evropian”, të cilin Qendra për

Arsim dhe Zhvillim po e zbaton në partneritet me Shoqatën

Ekologjike Maqedonase dhe IP Parkun Kombëtar Mali Sharr.

Qëllimi i librit për ngjyrosje është të edukojë nxënësit e shkollave fillore për bukurinë natyrore të Malit Sharr, i cili është pjesë e Brezit të Gjelbër Evropian.

Institucioni publik Parku kombëtar Mali Sharr

Republika e Maqedonisë së Veriut

Rr. Njegosheva nr. 3, 1200 Tetovë

Tel: +389 72 239 122

E-mail: park@sarmountain.org.mk

www.sarmountain.org.mk

Bani është rojtar i natyrës në Parkun Kombëtar të Malit Sharr. Ai kujdeset për të gjithë banorët e malit, për kafshët, por edhe për njerëzit. Çdo mëngjes, Bani përgatitet me pajisjet e tij, vendos çantën e tij mbi shpatull dhe niset rrugës nëpër mal. Bani sot është në kërkim të rrëqebullit, kafshës më të rrallë në Malin Sharr.

Gjatë rrugës, Bani takoi gjyshen Lule që jeton në një nga fshatrat e Malit Sharr. Gjyshja Lule çdo vit mbledh një larmi bimësh nga të cilat më pas përgatit çaj. Gjyshja Lule di bimë për çdo sëmundje ndërsa me Banin bisedojnë shpesh duke pirë një gotë çaj të Malit Sharr.

Sapo Bani hyri në pyll u shoqërua nga një pemë e vjetër ahu që rritet prej shekujsh në Sharr. Pema i di të gjitha historitë dhe sekretet e malit. Bukuria e pyllit prej ahu ofron një freski të këndshme, e cila gjithashtu na jep ajër të pastër. Për fat të keq, ndonjëherë njerëzit e presin këtë dru për zjarr pa e ditur historinë dhe rëndësinë e pemës. Bani është këtu për ta ruajtur dhe për ta treguar historinë e pemës.

Ai pa edhe arushën me këlyshët. Ata janë zgjuar nga letargjia. Bani rregullisht u kujton banorëve të malit se ata nuk duhet t’i ushqejnë arinjtë ose kafshët e tjera. Të ushqyerit e kafshëve nuk është i rrezikshëm vetëm për njerëzit, por është i dëmshëm edhe për kafshët, sepse prish shprehitë e tyre natyrore.

Bani u trishtua që nuk e kishte parë ende rrëqebullin, por një tufë fluturash e bënë të buzëqeshte. Flutura e Apollonit është flutur ditore, ndërsa larat e bukura të saj janë frymëzim për shënimin e shtigjeve të ecjes. Në krahët e saj ka katër rrathë të kuq që kanë rrathë më të vegjël, të bardhë. Me këto rrathë shënohen shtigjet për ecje.

Blegtoria, veçanërisht delet, rriten në kullotat e pasura të Sharrit që nga kohërat e lashta. Barinjtë tradicionalë janë një nga karakteristikat kryesore të këtyre peizazheve. Bani përshëndeti bariun Mursel i cili bën djathin më të shijshëm të deleve të Sharrit, që njihet gjerësisht.

Sharri ka bollëk të llojeve të ndryshme të shpendëve. Bani kënaqet me këngët e tyre. Ai i vëzhgon shpesh me dylbitë e tij. Mbi shkëmbinjtë e lartë ai sheh shpendin më të shkëlqyer – shqiponjën e artë. Gjerësia e krahëve të këtij shpendi mund të arrijë madje më shumë se dy metra!

Ndërsa këtu mbi shkëmbinj qëndronte dhia e egër. Ajo është alpinistja më e shkathët e Sharrit, duke levizur lehtësisht edhe në shkëmbinjtë më të rrezikshëm. Kërcimi i dhisë së egër mund të arrijë deri në 2 metra lartësi dhe 6 metra distancë. Ajo është një atlete e vërtetë!

Dielli filloi të perëndojë, rrëqebulli tashmë ka filluar të zgjohet. Por Bani përpiqet shumë që ta vërejë. Sikur është trembur, sikur është fshehur. Rrëqebulli ka shumë frikë nga njeriu dhe veçanërisht nga mjetet motorike që lëvizin nëpër habitatin e tij. Bani gjithmonë kujdeset që ato të mos e shqetësojnë.

Diçka shushuriti në pyll. Ja ku është, një mace me gëzof shumëngjyrësh dhe putra të mëdha, me një mjekër të gjerë në kokë dhe veshë të gjatë me qime. Bani ia doli, e gjeti rrëqebullin!

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Renxheri Bani në kërkim të rrëqebullit në Malin Sharr by EuroNatur - Issuu