

ZGJEDHJA JUAJ PËR CILËSI
DHE DIZAJN



![]()


ZGJEDHJA JUAJ PËR CILËSI
DHE DIZAJN



Në VA ing, jemi të përkushtuar t’i japim çdo ndërtese identitetin që meriton. Me përvojë
shumëvjeçare në montimin e fasadave ventiluese, strukturale deri tek ato
gjysëm-strukturale ne ofrojmë zgjidhje funksionale dhe estetike për objekte banimi dhe ndërtim modern.
Duke filluar nga shërbimet si:
• Fasada ventiluese
• Fasada strukturale
• Fasada gjysmë-strukturale
Puna jonë bazohet në besueshmëri, përpikëri dhe zbatim të standardeve më të larta.
Çdo projekt trajtohet me kujdes të veçantë, duke garantuar rezultate të qëndrueshme dhe
pamje të sofistikuar, përmes materialeve të ndryshme, HPL deri tek guri natyral,

Prishtinë, Kosovë
Eleganca e natyrës, e përjetësuar në gur.
Sistemi me klipësa të brendshëm ofron një zgjidhje të padukshme dhe elegante për montimin e fasadave.
Ky sistem siguron mbështetje të fortë dhe një pamje të pastër dhe moderne, duke integruar materialet në mënyrë estetike pa ndërhyrje vizuale.








Ky sistem për montimin e fasadave përdor klipsa të posaçme dhe ribatina alumini, duke ofruar një strukturë të fortë, të qëndrueshme dhe njëkohësisht të lehtë.




Prishtinë, Kosovë
Zgjidhje arkitektonike në funksion të përmasave moderne.



Sistem fasade i projektuar për montim të sigurt dhe efikas, ku panelet fiksohen me klipsa të jashtëm, duke garantuar stabilitet, lehtësi në mirëmbajtje dhe ventilim të pandërprerë. Ideale për objekte që kërkojnë funksionalitet teknik dhe estetikë moderne.






SISTEM FASADE I PROJEKTUAR PËR PERFORMANCË, JETËGJATËSI DHE PREZENCË.


Zgjidhje efikase për fasada moderne, ku ribatina alumini krijon një
strukturë të fortë dhe të ajrosur. Siguron ventilim të natyrshëm, rezistencë afatgjatë dhe montim të saktë pa kompromis në estetikë.





Prishtinë, Kosovë
Fasada që merr frymë – e instaluar me precizitet.


Sistem fasade i projektuar për montim elegant dhe të padukshëm, ku panelet ngjiten me silikon special, duke krijuar një pamje të pastër dhe uniforme. Kjo
metodë ofron stabilitet afatgjatë, izolim të mirë termik dhe akustik





Strukturë moderne për kujdes bashkëkohor.
Sistem i fasadës ventiluese me montim të jashtëm përmes klipsave, i projektuar për performancë të lartë dhe instalim të sigurt. Përdorimi i paneleve
qeramike i jep objektit një pamje elegante, natyrale dhe rezistente ndaj kushteve atmosferike dhe kalimit të kohës.






Prishtinë, Kosovë
Fasada që rrjedh natyrshëm me arkitekturën.
Ky sistem përdor ribatina alumini për krijimin e një strukture të lehtë, por të fortë, e cila siguron ventilim të vazhdueshëm dhe montim të qëndrueshëm të paneleve të fasadës.
Alumini, si material rezistent ndaj korrozionit dhe ndryshimeve klimatike, e bën këtë sistem
ideal për ndërtesa që kërkojnë jetëgjatësi, efikasitet energjetik dhe mirëmbajtje minimale.








Fasadë me ngjitje direkte të paneleve në sipërfaqe, pa sistem ventilimi. Ideale për objekte
që kërkojnë pamje të pastër, aplikim të shpejtë dhe montim ekonomik.
Kjo metodë ofron stabilitet, linja të rregullta vizuale dhe mbulim efikas të murit ekzistues.





Jetë moderne, e mbështjellë me rehati dhe stil.


Strukturë e lehtë dhe rezistente që siguron ventilim të vazhdueshëm, izolim të përmirësuar
dhe montim të qëndrueshëm të fasadës.
Ribatinat prej alumini garantojnë jetëgjatësi dhe efikasitet për çdo objekt modern.






Mbrojtje, ventilim dhe elegancë për çdo ndërtesë.