

SHMU-1
Revistë shkollore



Kryeredaktore
Editë Shyti
STAFI REDAKTUES
Redaktore
Shkurte Sadiku
Fjala e redaksisë
Të dashur lexues dhe lexuese,
Pas një rrugëtimi plot përkushtim dhe ide kreative, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë numrin e ri të revistës sonë shkollore.
Një botim që lindi nga dashuria për dijen, krijimtarinë dhe bashkëpunimin Ky numër i është kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Librit, një datë me rëndësi të veçantë për të gjithë ata që e duan leximin Libri, si miku më i mirë i njeriut, na shoqëron në çdo hap të zhvillimit tonë Ai na hap horizonte të reja dhe na udhëheq përmes fjalëve të tij. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që ta ndajmë këtë krijim me ju, si një shprehje mirënjohjeje për fuqinë e fjalës së shkruar dhe mundësitë që ajo ofron për t’u njohur dhe për t’u zhvilluar.
Kjo revistë nisi me faqe të bardha, lapsa që pritën dhe mendime që lindën papritmas, si rreze drite, që deshën të shfaqen dhe të ndahen. Kështu nisi gjithçka, një ide e thjeshtë që na bëri të bashkohemi, të shkruajmë dhe ta ndajmë botën tonë me ju, duke pasur guximin të shprehim mendimet tona pa frikën e gjykimit. Kjo është një mundësi për t’i dhënë zë asaj që kemi përjetuar, për t’i ndarë ato që na kanë mësuar, na kanë bërë të buzëqeshim dhe na kanë bërë të reflektojmë e të ndryshojmë. Revista jonë ka një karakter të veçantë. Ajo na ofron një përmbajtje që është njëherësh argëtuese, informuese dhe edukative, e cila pasqyron pasionin dhe kreativitetin tonë për të ndarë dije dhe këndvështrime të reja. Çdo faqe e revistës është një rrëfim i punës sonë të përbashkët. Ajo është një album me kujtime që na frymëzon për të ardhmen, mbushur me arritje që nuk duam t’i harrojmë dhe me ëndrra që presim të rriten E ndajmë me ju atë që kemi krijuar, sepse mund të ndodhë që në ndonjë faqe, në ndonjë rresht, të gjeni një copëz nga vetja Dhe ndonjëherë, një mendim i vogël mund të ndezë një ide të madhe, e cila mund t'i frymëzojë të tjerët për të ecur përpara. Ne jemi këtu për t’ju ofruar atë që buron nga zemra jonë, duke shpresuar që ky krijim t’ju prekë sadopak. Nëse arrijmë të bëjmë një ndryshim të vogël në botën tuaj, atëherë mund të themi se ia kemi dalë. Ky është një fillim i ri, një dritare që hapet për ta treguar botën tonë shkollore përmes syve të nxënësve, përmes përvojave tona të përbashkëta dhe pasionit që shprehim çdo ditë. Jeta në shkollë nuk është vetëm teste dhe detyra, por gjithashtu është një përvojë plot miqësi, sfida, krijimtari dhe shumë momente të tjera që meritojnë të mbeten të shkruara dhe të ndahen. Prandaj, ne kemi bërë më të mirën për t’i sjellë ato në mënyrë të veçantë për ju, duke i dhënë gjithçkaje një formë që pasqyron energjinë dhe pasionin tonë.
Redaktor
Milaim Gjaka
2.Fjala e redaksisë
3.Biografia e drejtorit
4.Punët e kryera nga
drejtoria e shkollës
8.Intervistë me arsimtaren
Mihrije Halili
10.Intervistë me
gjuhëtaren Adelinë
Selmani
13.Prindërit dhe shkolla "Partneritet për të ardhmen"
14."Fuqia e bashkëpunimit"
15. 23 Prilli - Dita
Ndërkombëtare e Librit
16.Fakte interesante dhe kuriozitete për librin
18. Këshillimi Psikologjik
19. Poezi
22. Ese
23.Aktivitetet
34.Gara, kuize dhe medalje
37. Yjet e shkollës
39. Copëza kujtimesh
40. Rubrika e gjuhëve të huaja
Biografia e drejtorit të shkollës Astrit Izmaku

Z. Astrit Izmaku lindi më 18 shtator 1985 në Vushtrri. Arsimin fillor e ka përfunduar nëshkollënfillore“AliKelmendi”nëVushtrri,ndërsaarsiminemesëmekandjekur dhe përfunduar në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, po ashtu në Vushtrri. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Shkencat Sportive dhe Edukimi Fizik, në kuadër të Fakultetit të Edukimit Fizik. Studimet pasuniversitare(Master)ikapërfunduarnëtënjëjtinuniversitet.
Karrierën profesionale e ka nisur në vitin 2009, si mësimdhënës i edukatës fizike dhesportitnëshkollënemesmetëulët“Liria”nëStroctëVushtrrisë.Nëvitin2010 ka vazhduar angazhimin e tij në SHFMU “Bahri Kuqi” në Shtitaricë, ku gjatë viteve në vijim ka arritur rezultate të larta me nxënësit, sidomos në fushën e sportit. Në vitin 2012, me nxënësit e tij ka fituar vendin e parë në Garat Republikane në volejboll, ndërsa në vitin 2013 ka arritur vendin e tretë në të njëjtat gara. Në vitin 2014, sërish ka arritur vendin e parë në Garat Republikane, duke dëshmuar përkushtimdhesuksestëvazhdueshëmnëfushënesportitshkollor. Për meritat e tij profesionale, në vitin 2012 është shpallur mësimdhënës i dalluar ngaDrejtoriaKomunaleeArsimit,nëVushtrri.Më1mars2016ështëtransferuarnë SHMU “1” në Vushtrri, ndërsa më 26 gusht 2016 është emëruar drejtor i SHFMU “Nedakoc”nëfshatinNedakoc,detyrëtëcilënekaushtruarderimë9janar2024 Qënga9janari2024,z.IzmakuushtrondetyrënedrejtoritnëSHMU“1”nëVushtrri, ku vazhdon të japë kontributin e tij profesional në menaxhimin e institucionit arsimor.
PUNËT E KRYERA NGA DREJTORIA E


INFRASTRUKTURË
DEMOLIMIIDEPOSË,RREGULLIMII GYPITTËRESHJEVEATMOSFERIKE, RRETHOJATEFUSHËSDHEKRIJIMII PARKINGUT
Ky projekt ka rezultuar me krijimin e hapësirave të reja në oborr të shkollës duke e lehtësuar hyrjen dhe daljen e mësimdhënësve, stafit dhe prindërve. Rrethojat e fushës kanë ofruar siguri më të madhe për nxënësit.

GJATËVITIT2024ËSHTËBËRËREGULLIMIDHEINAUGURIMIIBIBLIOTEKËSSËSHKOLLËS
Shkolla është bërë me bibliotekë funksionale, duke u transformuar nga një klasë depo në një sallë moderne.
Biblioteka është pajisur me mbi 700 tituj të rinj të librave
Investimi në bibliotekë arrin vlerën e 1500 eurove.





RREGULLIMI,INVENTARIZIMIDHEPAJISJAEKLASAVEMETV,PROJEKTORËDHESMARTTABELA
projektorë dhe TV
Shkolla është pajisur me gjashtë
TV dhe gjashtë projektorë.
Pesë TV ndodhen nëpër klasa dhe një në korridor për prezantime të ndryshme. Tre projektorë janë donacion nga Naser Imeri.

90% e hapësirës ku zhvillohet mësimi është ngjyrosur. Pesë klasa janë bërë me inventarë të rinj (banka dhe dollapë). Pesë klasa janë pajisur me klima.

Dy klasa janë pajisur me smart tabela. Njëra tabelë është donacion nga kompania IPKO
Donacioni i dytë është nga GIZ-i gjerman dhe INDEP.
Rregullimi i klasave
Pajisja e klasave me smartboard
Pajisja e klasave me

Rregullimi i sallës së arsimtarëve
Në prill të këtij viti është rregulluar salla e arsimtarëve duke ndërruar dyshemenë, dollapët, tavolinën, karriget dhe dollapët për mbajtjen e ditarëve

Gjelbërimi i oborrit të shkollës Rregullimi i gypit të ujërave të zeza
Gjatë këtij viti shkollor oborri i shkollës është gjelbëruar me 50 drunj dekorativë dhe 20 pisha. Për çdo vit në muajin prill shkolla zbukurohet me 200 lule dekorative


Në mars të këtij viti po ashtu është rregulluar gypi kryesor i ujërave të zeza dhe është eliminuar problemi i kundërmimit.
NËNËNTOR2024JANËVENDOSURULËSETEREJADHESHPORTATEMBETURINAVE


Është bërë ndriçimi i oborrit të shkollës, duke ofruar siguri dhe lëvizje më të rehatshme gjatë procesit mësimor të ndërresës së pasdites.

Është vendosur një çezmë në oborr të shkollës të cilën po e shfrytëzojnë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafi i shkollës

Gjatë vitit 2024 janë rregulluar kamerat e sigurisë dhe janë instaluar edhe pesë kamera shtesë për ta rritur sigurinë në shkollë.

Certifikimi i 400 nxënësve


Rregullimi i zyrës së drejtorit Trajnimi i 100 nxënësve

Vendosja e perdeve nëpër klasa
Pastrimi gjeneral i shkollës brenda dhe jashtë, si dhe vendosja e katër palë dyerve në hyrje të tualeteve ka rritur nivelin e pastërtisë në shkollë duke krijuar një ambient më të rehatshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Vendosja e dollapëve në 10 klasa Vendosja e kutisë së ankesave



Largimi i gjeneratorit nga hyrja e shkollës ka ndikuar pozitivisht duke e larguar zhurmën e cila depërtonte në shkollë.



Krijimi i parkingut të shkollës

Rregullimi dhe shtimi i hapësirave me kubëza ka krijuar një ambient të bukur i cili po gërshetohet me gjelbërimin e shkollës.
Ndërrimi i të gjitha nyjeve sanitare në tualetet e shkollës ka larguar aromat e pakëndshme nga të gjitha tualetet në shkollë.
Rregullimi i kabinetit të arteve


inkurajuar nxënësit tanë që kanë shkëlqyer në gara sportive dhe në gara të diturisë, kemi vendosur dollapë të posaçëm në korridor. Kemi digjitalizuar shkollën me internet në të gjitha hapësirat. Kemi rregulluar parkingun për biçikleta të nxënësve dhe për trotinetët elektrikë.

Instalimi i ziles automatike




Riparimi i hapësirave të dëmtuara dhe mbushja me beton ka krijuar kushte më të mira për qarkullim të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Përkushtimi ynë për të krijuar një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë dëshmohet edhe përmes investimeve konkrete, si:
- Rregullimi i kabinetit të arteve, ku nxënësit tashmë zhvillojnë aktivitete të ndryshme në një hapësirë funksionale dhe të përshtatshme.
- Vendosja e ziles automatike, pajisja me bombola për fikjen e zjarrit dhe rregullimi i ulëseve të reja, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në procesin mësimor dhe kanë krijuar një ambient më të këndshëm dhe më të sigurt.

Vendosja e dollapëve për kupa dhe medalje

Vendosja e thënieve motivuese në shkallët e shkollës ka ngritur të menduarit kritik te nxënësit të cilët i komentojnë ato.

Ngjyrosja dhe riparimi i dyerve të hyrjes në oborr të shkollës ka rritur sigurinë dhe bukurinë e shkollës.
Vendosja e bombolave për fikjen e zjarrit
Rregullimi dhe lyerja e ulëseve
Intervistë me arsimtaren Mihrije Halili
Nxënësit tanë kanë realizuar një intervistë me arsimtaren Mihrije Halili, e cila ishte mësimdhënëse e gjuhës shqipe dhe letërsisë për shumë dekada. Ajo dha një kontribut të madh në mësimdhënien e letërsisë, ku leximin e ktheu në motivim dhe inspirim të vazhdueshëm për shumë gjenerata Arsimtarja, këtë vit vulosi punën e saj shumëvjeçare me një pensionim dinjitoz, të cilin urojmë ta gëzojë me shëndet të plotë. Figura e saj la gjurmë të pashlyeshme në arsimimin e shumë brezave. Ajo do të kujtohet gjithmonë për shëmbëlltyrën dhe dashurinë e saj të madhe për leximin.

E nderuar arsimtarja Mihrije, fillimisht ju falënderojmë që keni gjetur kohë dhe keni pranuar ftesën tonë për ta ndarë me ne përvojën tuaj në fushën e arsimit, konkretisht në mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ju jeni udhërrëfyesja e shumë brezave, jeni motivim për shumë gjenerata. Si ndjeheni ju për këtë? Me çfarë sfidash jeni përballur në fushën e mësimdhënies?
HALILI: “Faleminderit shumë që më keni ftuar! Edhe unë kam shumëçka për t’ju thënë, sepse kam punuar për dekada të tëra Jam krenare që kam pasur mundësinë të punoj me nxënës të mirë, siç jeni ju Të punosh me nxënës është njëkohësisht edhe sfidë, edhe kënaqësi Kur them se është sfidë, e kam fjalën për atë se nuk mund ta dimë saktë nëse po arrijmë të japim atë që ata e meritojnë Ndërsa, është kënaqësi kur e dimë që po arsimojmë, po edukojmë, po përgatisim gjenerata për jetën. Nëse ju dilni të përgatitur, të edukuar mirë, atëherë gjithçka ia vlen”.
Rrugëtimi juaj nuk ka qenë i lehtë, as për t’u arsimuar e as për të arritur deri këtu. A ishte sfidë sigurimi i librave në atë kohë? Si i siguronit tekstet?
HALILI: “Sa i përket rrugëtimit tim të shkollimit, ka qenë vërtet jo i lehtë. Kur unë fillova shkollimin, isha një ndër gjeneratat e para që u shkolluan nga fshati. Unë jam vajzë e fshatit por e kam dashur shumë shkollimin. I kam dhënë vetes dhe prindërve një premtim se nuk do t’i zhgënjej asnjëherë dhe do t’i arrij synimet e mia Sigurimi i librave ka qenë shumë i vështirë Ka pasur lëndë mësimore që i kemi mësuar vetëm me shënime Lexonim tre - katër nxënës me të njëjtin libër, e huazonim disa orë te njëri, disa te tjetri Në atë mënyrë ia dilnim Por, ia ka vlejtur, sepse prej asaj kohe kanë dalë mjekë, arkitektë, profesorë dhe shumë profesionistë të tjerë”.
Kur u bëtë mësimdhënëse, a ishte e vështirë që pasionin dhe dashurinë tuaj për librin ta bartnit te gjeneratat e reja? Si mund ta fitojmë edhe ne këtë pasion?
HALILI: “Po, nxënësit e mi të dashur, kuptohet që çdo fillim i punës nuk është i lehtë. Mirëpo, kur e do punën, kur i do nxënësit, s’ka asgjë të paarritshme. Ky pasion bartet te ju nëpërmjet mësimdhënësve, këshillave dhe leximeve të shumta në çdo kohë. Ai brumoset nga mësimdhënësi dhe veçanërisht nga ajo që kam pasur kënaqësinë ta kem kolege. E di se sa shumë punon që t’jua përcjellë këtë ndjenjë. Edhe unë të njëjtën e kam bërë me nxënësit e mi, të cilët më falënderojnë shpesh. Me rastin e 7 marsit më shkruajnë, më urojnë, më falënderojnë për gjithçka që kam rrënjosur tek ata”
Arti i mësimdhënies është i pakufishëm, shtyllë mbështetëse e ka librin. Cili është libri që ju ka lënë më së shumti mbresa? Cilin libër e kujtoni dhe do ta rilexonit përsëri?
HALILI: “Vetë jeta është art, çdo profesion është art, edhe mësimdhënia është art Mësimdhënësi para nxënësve është pasqyrë Librat janë të shumtë që kam lexuar, s ’ e di a mund t’i numëroj Sikur ju që i keni telefonat, më përpara ne të vetmin mjet e kishim librin. Librat kanë qenë gjithçka për ne. Libri është vlerë, është pasuri, librin duhet ta duam më shumë se çdo gjë tjetër. Librat që i veçoj më së shumti janë librat me motive atdhedashurie, librat ku është trajtuar fati i femrës shqiptare. Jemi rritur në një vend ku kemi qenë të shtypur, të robëruar, s ’ e kemi pasur lirinë e leximit të shumë librave. Më kujtohen si sot ‘’Pishtarët” dhe “Zgjimi’’ të Sterjo Spasses, libra të cilët i kemi lexuar fshehurazi”.
A mund të na flisni për ndonjë personazh që ju ka mbetur në mendje? Çka përfiton lexuesi nga bota e personazheve?
HALILI: “Unë përzgjodha disa autorë që trajtojnë fatin e femrës shqiptare si: Nazmi Rrahmani, Foqion Postoli, Haki Stërmilli. E veçoj “Malësoren” e N. Rrahmanit, të cilën e kam lexuar më shumë se një herë. Ndoshta ju mund të më pyesni pse Sa herë e kam lexuar, unë jam thelluar në botën e personazhit E kam vuajtur fatin e saj bashkë me të, për atë çka ajo ka përjetuar. Kur e lexoni një libër, ju futeni në botën e personazheve, e kur futeni në botën e personazheve, ju përjetoni bashkë me ta”.
A mund ta ndani me ne ndonjë fragment të
librit tuaj të preferuar, i cili ju ka ngelur në mendje edhe sot?
HALILI: “Po, sigurisht. Biseduam për shumë libra e për shumë personazhe Kur unë kam filluar shkollimin kanë qenë rrethana të tjera. Pjesa më e madhe e autorëve të shquar i kanë thurur vargje gjuhës shqipe. Unë i kam në mendje gjithmonë vargjet e poezisë “Gjuha Shqipe” të Gjergj Fishtës. Aty flitet për dashurinë ndaj gjuhës, ku porosia e autorit është që ta ruajmë gjuhën tonë”. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Përendis’, trashigim, që na la i Pari, trashigim s’ia le ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuz këtë gjuhë hyjnore; qi n ’gjuhë t’huej , kur s ’asht nevoja flet e t’vetën len mbas dore.

Cila është porosia juaj për gjeneratat e reja, për lidhjen e tyre me botën e librit?
HALILI: “Porosia ime për gjeneratat e reja është të lexojnë sa më shumë, ta duan librin sa më shumë, të komunikojnë me njëri-tjetrin për ato që i lexojnë, që gjithherë të shtohet dëshira, vullneti dhe dashuria për lexim. Libri është ushqim për trurin. Ashtu si stomaku ka nevojë për ushqim, ashtu edhe truri ka nevojë për lexim”.
HALILI: “Faleminderit edhe prej jush, paçi suksese në vazhdimësi!” E nderuar, ju falënderojmë përzemërsisht që ndatë me ne përvojën tuaj të vlefshme. Ju urojmë shëndet e mbarësi në jetë!

Intervistë me gjuhëtaren Adelinë Selmani
Jetëshkrim
Adelinë Selmani është hulumtuese e pavarur shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinës Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në departamentin e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka doktoruar në fushën e gjuhësisë, në po këtë Universitet. Po ashtu është angazhuar si asistente në Fakultetin e Filologjisë, si dhe redaktore gjuhësore në shtëpisë botuese “Dukagjini”. Ka botuar punime shkencore në revista vendore e ndërkombëtare, një kapitull si bashkautore për “Onomatopenë në gjuhën shqipe” në librin “Onomatopeia in the World`s Language”- De Gruyter, është bashkautore në shumë tekste shkollore, si: “Gjuha shqipe 7”, “Gjuha shqipe dhe letërsia 10”, “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare (niveli i parë, niveli i dytë dhe niveli i tretë)”, “Gjuha
shqipe 9A”,“Gjuha shqipe 9B”, "Gjuha shqipe 8A", "Gjuha shqipe 8B", përveç këtyre, ka botuar dy libra me poezi – “Marsi i bukur” dhe “Oksimoron”. Kurse është redaktore gjuhësore e dhjetëra tekstesh shkollore e librash të tjerë dhe redaktore e dy serive të lektyrave për fëmijë.
Do të doja fillimisht ta dija se ku zë fill, përgjithësisht, tërë kjo dashuri për librin?
SELMANI: "Studimet e shumta psikologjike dëshmojnë se fëmijët që rriten në një ambient ku libri është prezent, qoftë edhe vetëm si prani fizike, kanë tendencë ta kultivojnë shprehinë e leximit më shumë se të tjerët, ngaqë për ta libri nuk është objekt i panjohur dhe nuk hyn dhunshëm në jetën e tyre. Pra, njëjtë ka ndodhur edhe me mua – fatmirësisht jam rritur në një ambient ku u jam ekspozuar vazhdimisht librave, ata s`kanë zënë thjesht raftet e bibliotekës familjare, por kanë kaluar dorë më dorë te pothuajse secili anëtar i familjës; është treguar kujdes për ta e është diskutuar për ta si për ndonjë gjë të shenjtë Me kalimin e kohës, kam kuptuar se përmes librit mund të shkosh në vende magjepsëse, të takosh personazhe të jashtëzakonshme të përjetosh aventura të çuditshme e të mësosh pafundësisht gjëra, pa lëvizur fare nga shtrati yt. Secili libër para meje shpërfaqte një botë krejtësisht ndryshe prej paraprakes, kështu, ndër vite, mahnitja me librin rritej e edhe sot kjo mahnitje jeton brenda meje e ngre krye sa herë marr një libër të ri në duar. Nuk duhet humbur kurrë aftësinë për mahnitje, sepse ajo është shenjë që shpirti ynë s`është mpirë – se ndiejmë, se ajo mban gjallë imagjinatën dhe kureshtjen njerëzore".
Po pasioni për gjuhën shqipe nga buron?
SELMANI: "Mendoj se takimi, natyrisht fiktiv, me Kadarenë, ka ndërruar kursin e jetës sime. Jam ndeshur në fillore me veprat e tij – “Kronikë në gur”, “Kështjella”, “Kush e solli Doruntinën”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Këto vepra dhe disa të tjera të autorit, më pak të njohura për publikun, kanë qenë fundamentale për ndezjen e pasionit tim për gjuhën shqipe, por edhe për karrierën time si gjuhëtare.Pikërisht gjatë këtyre leximeve u pata mrekulluar dhe i pata vënë re për herë të parë aftësitë e jashtëzakonshme fjalëformuese të gjuhës shqipe dhe lojën e pafundme që mund të bëhet me fjalë
Intervistë me gjuhëtaren Adelinë Selmani
Pata filluar të mbaja shënime për neologjizmat e Kadaresë e për fjalët më të rralla që përdorte ai, si: qiellzanë, nënkresë, arkëmort etj., dhe, pak a shumë, qe ajo periudhë kur pata vendosur ta studioja gjuhën shqipe – doja të dija më shumë për këto kapacitete fjalëformuese, për metaforat gjuhësore, kështu edhe do të isha afër letërsisë, do të shërbehesha prej saj për analizat gjuhësore – pra, po shkriheshin dy pasionet e mia më të mëdha në punën që do bëja gjithë jetën
Dhe, kjo mendoj se është më e rëndësishmja kur zgjedh profesionin e së ardhmes sate – ta duash punën që bën, të vazhdosh të mahnitesh çdo ditë me gjetjet e vogla, të ndiesh satisfaksion duke u marrë me të, ngaqë puna s`është thjesht mjet për të fituar para, realisht është pjesa më e rëndësishme e identitetit tonë dhe e lumturisë sonë".
Kam vërejtur se i keni shumë për zemër librat për fëmijë, jeni edhe redaktore e dy serive të librave për fëmijë. Pse keni zgjedhur të merreni pikërisht me ta?
SELMANI: "Leximi, dikur është konsideruar si aktiviteti kryesor për zbavitjen e njerëzve, por tashmë gjithnjë e më shumë po lihet në margjina. Sot, për shkak të digjitalizimit jo vetëm leximi tek të rriturit, por edhe te fëmijët ka filluar të reduktohet dhe të shndërrohet kryesisht në detyrim. Kësisoj, fëmijët e ditëve të sotme, në mes një shumësie mjetesh dhe formash zbavitjeje, leximin mund ta konsiderojnë si opsionin e fundit. Por, krijimi i një shprehie leximi në mosha të hershme, ku fëmijët, në njëfarë mënyrë, formësojnë perceptimin e parë për botën dhe krijojnë një botëkuptim të tyrin, është jashtëzakonisht i rëndësishëm, andaj unë jo rastësisht kam zgjedhur të merrem me librat për fëmijë – përmes serive të lektyrave kam synuar të qëndroj me hapin e kohës për sa u përket zhvillimeve shoqërore, ta studioj vazhdimisht nevojën e lexuesit të vogël, të sjell përmbatje që mund t`i përshtaten zhvillimit të tij mendor e kontekstit në të cilin po jeton. Po ashtu, si shtëpi botuese kemi ndërmarrë kampanja e organizuar evente, orë leximi e vizita nëpër shkolla që ta afrojmë atë me librin dhe t`i tërheqim margjinat drejt qendrës duke kultivuar kështu lexuesin e së ardhmes Sepse vetëm lexuesi i sotëm mund t`i sjellë ndryshimet e së nesërmes"
Për fund, meqë jemi te leximet për fëmijë, a mund të na tregoni cili libër për fëmijë të pëlqen më shumë?
SELMANI: "Është shumë e vështirë ta veçoj vetëm një. Tash jam duke e përgatitur për botim “Kopshtin sekret” të Frances Burnetit (Frances H. Burnett) dhe jam nën ndikimin e tij. Libër i mrekullueshëm. Libra që të mbajnë në suspancë e të mbushur plot aventura janë edhe librat e Zhyl Vernit (Jules Verne) e të Rudjard Kapling (Rudyard Kipling). Po ashtu, një libër që e kam fort për zemër është edhe “Lepurushi prej pushi” i Marxheri Uilliamsit (Margery Williams), në të cilin shpaloset një histori prekëse për dashurinë, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria mund t`i japë jetë dhe kuptim çdo gjëje, pavarësisht pamjes së jashtme".

Prindëritdheshkolla "Partneritetpërtëardhmen”
Në kuadër të përgatitjeve për Ditën Ndërkombëtare të Librit, revista shkollore zhvilloi një intervistë me z.Mentor Jashari. Kryetari i Këshillit të Prindërve të shkollës sonë tregoi për rolin e Këshillit të Prindërve dhe bashkëpunimin e tij me shkollën, për të krijuar një mjedis sa më të mirë për mësim dhe edukim. Po ashtu, biseduam edhe për rëndësinë që ka libri dhe leximi në rritjen dhe formimin e fëmijëve, si dhe mënyrat se si prindërit dhe shkolla mund të ndihmojnë që fëmijët t’i duan më shumë librat.
Cili është misioni dhe qëllimi kryesor i Këshillit të Prindërve në shkollën tonë?
“Misioni dhe qëllimi kryesor i Këshillit të Prindërve në shkollën tonë është të krijojë një urë bashkëpunimi midis prindërve,
mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollës për të siguruar një mjedis sa më të përshtatshëm për zhvillimin intelektual dhe emocional të fëmijëve. Synimi ynë është të mbështesim shkollën në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe të inkurajojmë përfshirjen aktive të prindërve në jetën shkollore”, ka thënë z Mentor Jashari
Si bashkëpunoni me drejtuesit dhe me mësimdhënësit e shkollës?
“Bashkëpunimi me drejtuesit dhe mësimdhënësit realizohet përmes takimeve të rregullta, diskutimeve për çështje që prekin fëmijët, dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta Këshilli jep mendime, ndan shqetësime dhe propozon objektiva që synojnë përmirësimin e përvojës mësimore të nxënësve”, ka treguar Jashari.
Cilat janë disa nga iniciativat apo aktivitetet më të rëndësishme ku këshilli ka dhënë kontribut?
“Disa nga iniciativat më të rëndësishme ku këshilli ka dhënë kontribut përfshijnë organizimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative, mbështetjen e fushatave për një mjedis të pastër dhe të sigurt, ndihmën për fëmijët në nevojë dhe promovimin e leximit përmes dhurimit të librave dhe krijimit të këndeve të leximit në klasë”, ka vazhduar ai.
Sa janë aktivë prindërit në jetën shkollore të fëmijëve?
“Prindërit janë gjithnjë e më aktivë në jetën shkollore të fëmijëve. Ata marrin pjesë në takime, kontribuojnë në organizimin e aktiviteteve dhe tregojnë interes për ecurinë shkollore të fëmijëve të tyre. Megjithatë, gjithmonë ka vend për përmirësim dhe po ashtu për përfshirje më të gjerë”, ka treguar Jashari.
Si mund t’i motivojnë prindërit fëmijët që të lexojnë më shumë në shtëpi?
“Për t’i motivuar fëmijët që të lexojnë më shumë në shtëpi, prindërit mund të lexojnë së bashku me ta, të tregojnë interes për librat që ata zgjedhin, t’i dërgojnë në biblioteka apo librari, si dhe të jenë vetë model leximi. Një ambient i pasur me libra dhe një bisedë e përditshme rreth leximit nxit kuriozitetin dhe dashurinë për librin”, ka thënë ai.
Çfarë mesazhi do t’u jepnit nxënësve me rastin e Ditës së Librit?
“Një libër është një mik i heshtur, por gjithmonë i gatshëm të të mësojë diçka të re. Lexoni, ëndërroni dhe hapni mendjen drejt botëve të pafundme që fshihen mes faqeve të një libri”. Në fund ai uroi të gjithë nxënësit për ditën e librit.
Gjatë kësaj interviste, u theksua edhe një herë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi midis shkollës dhe prindërve për t’i ndihmuar nxënësit, jo vetëm në mësime, por edhe në edukim dhe zhvillim kulturor. E falënderojmë z. Jashari për kohën dhe mendimet që ndau me ne, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që jep në ndihmë të shkollës Dita e Librit na kujton se leximi dhe dija janë vlera që duhen përkrahur çdo ditë, me bashkëpunim dhe përkushtim nga të gjithë.

“Fuqiaebashkëpunimit”
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, zhvilluam një intervistë me nxënësen Nina Përvetica, kryetare e Këshillit të Nxënësve, për të diskutuar për rolin e Këshillit të Nxënësve dhe rëndësinë e librit.
Intervista me kryetaren e Këshillit të Nxënësve
Si mund ta përshkruani rolin e Këshillit të Nxënësve në shkollën tonë?
“Roli i Këshillit të Nxënësve është ta përfaqësojë zërin dhe interesat e të gjithë nxënësve në shkollë. Ne jemi një urë lidhëse mes nxënësve dhe administratës së shkollës duke ndihmuar në organizimin e aktiviteteve dhe përmirësimin e mjedisit shkollor”, ka thënë Nina Përvetica.
Si bashkëpunoni me mësimdhënësit për t’i zgjidhur çështjet që i shqetësojnë nxënësit?
“Ne bashkëpunojmë ngushtë me mësimdhënësit për t’i adresuar të gjitha çështjet që i shqetësojnë nxënësit. Ne mbajmë takime rregullisht, shprehim shqetësimet dhe sugjerimet e nxënësve. Kjo mundëson që procesi i vendimmarrjes të bëhet sa më gjithëpërfshirës”, ka thënë treguar ajo.
“Fuqiaebashkëpunimit”
Cilat janë objektivat kryesore të Këshillit të Nxënësve për këtë vit shkollor?
“Objektivat tona për këtë vit përfshijnë organizimin e aktiviteteve kulturore, sociale e edukative, nxitjen e kreativitetit dhe leximit. Krijimi i një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe miqësor për të gjithë është po ashtu një nga prioritetet tona për këtë vit”, ka vazhduar ajo.
Si bashkëpunoni me nxënësit për ta krijuar një atmosferë pozitive në shkollë?
“Ne bashkëpunojmë më nxënësit duke organizuar aktivitete shoqërore dhe kulturore Organizojmë aktivitete që forcojnë miqësinë mes nxënësve, mundohemi t’i përfshijmë të gjithë në mënyrë që askush të mos ndihet i lënë anash”, ka thënë ajo.
Çfarë mund të bëjmë si nxënës për t’i inkurajuar më shumë të rinjtë të lexojnë dhe të përfshihen në aktivitete kulturore që lidhen me librin?
“Mund të fillojmë me shembullin tonë. Kur të tjerët na shohin duke lexuar dhe duke folur me pasion për librin, ndoshta frymëzohen edhe ata. Gjithashtu mund të organizojmë orë leximi, diskutime rreth librave, hapësira në të cilat do ta promovojmë librin në mënyrë kreative dhe argëtuese”, është përgjigjur ajo.
Çfarë mesazhi keni për nxënësit në lidhje me rëndësinë e librave dhe leximit?
“ Leximi nuk është vetëm një mënyrë për të marrë dije, por edhe për të udhëtuar me imagjiatën, për ta kuptuar më mirë botën dhe veten. Një libër i mirë mund ta ndryshojë mënyrën se si mendojmë ne. Librin nuk duhet ta shohim si detyrim. Le ta shohim si një mik që na rrit çdo ditë!”, ka shtuar Përvetica.
Duke falënderuar kryetaren për përgjigjet urojmë që ky angazhim ta nxisë dashurinë për librin dhe leximin te nxënësit!
23 PrilIi – Dita Ndërkombëtare e Librit
“Dhuro një libër, dhuro një botë!”
Me rastin e Ditës së Librit, është zhvilluar aktiviteti “Dhuro një libër për bibliotekën e shkollës”. Nxënësit e klasave të ndryshme, së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit, morën pjesë me shumë dëshirë në këtë organizim. Ky aktivitet kishte për qëllim jo vetëm ta shtonte numrin e librave në bibliotekë, por edhe t’i motivonte të gjithë për rëndësinë e leximit dhe forcimin e kulturës së dhurimit, ku u dhuruan mbi 200 libra.


Çdo libër i dhuruar mbartte në vete një mesazh të vogël nga dhuruesi, duke i dhënë kështu një vlerë edhe më të veçantë veprës së përzgjedhur Atmosfera ishte e mbushur me pozitivitet dhe entuziazëm. Librat e dhuruar, të larmishëm në zhanër dhe përmbajtje, tashmë presin lexuesit e tyre në bibliotekën e shkollës, gati për të udhëtuar së bashku në botën magjike të fjalës së shkruar. Ky aktivitet tregoi edhe një herë se kur jemi të bashkuar për një qëllim të mirë, arrijmë të krijojmë diçka me vlerë për të gjithë komunitetin shkollor.

Pse23Prillinjihetsi“DitaNdërkombëtareeLibrit"?
Ideja origjinale u konceptua në vitin 1922 nga Visente Klevëll (Vicente Clavel), drejtor i shtëpisë botuese ‘’Cervantes’’ në Barcelonë, si një mënyrë për ta nderuar autorin Migel de Servantes (Miguel de Cervantes) dhe për t’i rritur shitjet e librave.
ÇfarësimbolizonDitaNdërkombëtareeLibritdhesifestohetkjofestë?
Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, është një festë për ta promovuar kënaqësinë e leximit dhe dashurinë për librat. Çdo vit, më 23 prill, festimet zhvillohen në të gjithë botën për ta njohur rëndësinë dhe rolin e librave. Rëndësi kjo, midis së kaluarës dhe së ardhmes, një urë e dijes midis brezave dhe kulturave.
KushekrijoiDitënNdërkombëtaretëLibrit?
Dita Ndërkombëtare e Librit u krijua nga UNESCO më 23 prill 1995, si një festë mbarëbotërore e librit dhe e leximit në përgjithësi. Po ashtu, kjo ditë është shënuar dhe festohet në mbi 100 vende të globit.
1. Libri më i vjetër i njohur është “Diamanti Sutra”, një tekst budist i shtypur në Kinë në vitin 868 pas Krishtit – shumë kohë përpara shpikjes së shtypshkronjës nga Gutenberg në Evropë.
2. Libri me përmbajtjen më të gjatë i shkruar ndonjëherë, sipas Ginisit (Guinness) është “À la recherche du temps perdu - Në kërkim të kohës së humbur” nga Marsel Prusti (Marcel Proust), me rreth 9.6 milionë fjalë në versionin origjinal frëngjisht.
3. Bibla është libri më i shpërndarë në histori .Ky libër është përkthyer në mbi 3,500 gjuhë dhe dialekte të ndryshme dhe është shitur miliarda herë.
4. Libri më i vogël në botë quhet “ Teeny Ted”, nga Tërnip Taun (Turnip Town). Është libër aq i vogël sa mund të shihet vetëm me mikroskop elektronik, pasi ka madhësinë e një kokrre kripe.
5. Librat dikur ishin aq të shtrenjtë, saqë në mesjetë lidhnin zinxhirë për t’i mbajtur të sigurt në bibliotekat publike . Ky sistem quhej “Chained library” (bibliotekë me zinxhirë).
6. Libri më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë është “Codex Leicester” nga Leonardo da Vinçi (Leonardo da Vinci). Vlen të tregohet që ky libër u ble nga Bill Gates – pronari i firmës “Microsoft” . Libri u pagua mbi 30 milionë dollarë.
7. Në Japoni ka trena të posaçëm, ku njerëzit lexojnë libra në heshtje. Po ashtu ka dhe biblioteka të ndërtuara në stacione treni.
8. Në Islandë, është traditë që njerëzit t’i dhurojnë njëri-tjetrit libra për Krishtlindje dhe t’i kalojnë mbrëmjet duke lexuar Kjo quhet “Jólabókaflóð”, që do të thotë “Përmbytja e librave të Krishtlindjes”.
9. Një person mesatar lexon rreth 12 libra në vit, ndërsa lexuesit e pasionuar arrijnë mbi 50–100 libra në vit.
10. Leximi i librave mund të zgjasë jetën. Një studim nga Universiteti “Yale” tregoi se njerëzit që lexojnë rregullisht jetojnë mesatarisht dy vjet më gjatë se ata që nuk lexojnë.
11. Leximi ul stresin më shumë sesa ecja, dëgjimi i muzikës apo çaji. Vetëm 6 minuta lexim mund ta reduktojnë stresin në mbi 60%.
Rubrika
Këshillimi psikologjik
Leximi sipas prizmit psikologjik
Ne, zakonisht mendojmë se ngjarjet e mëdha të jetës janë ato që na bëjnë të lumtur. Studimet tregojnë se gjërat e vogla të përditshme, si leximi i një libri të mirë, rrisin hormonet e lumturisë Çdo libër që lexoni ju jep mundësi të pafundme për të zbuluar dhe mësuar ide të reja Kur lexoni, fitoni njohuri dhe informacione, gjithashtu përfitoni shumë më tepër Pasi që rituali i të lexuarit të një libri është një aktivitet, jo vetëm argëtues, por që shoqërohet me përfitime, të cilat ndikojnë drejtëpërdrejt në rritjen e kapacitetit mendor dhe psikologjik.
Cilatjanëpërfitimetpsikologjiketëleximittëlibrave?

Leximikultivonempatinëdhepërmirësonaftësitësociale. Leximi i librave ndihmon në forcimin e inteligjencësemocionale,sidheempatisë-aftësisëpërtëkuptuarperspektivatdheemocionetenjerëzvetë tjerë Nëpërmjetprezantimitmepersonazhetëlarmishme,tëcilëtegjejnëvetennësituatadherrethana ngamëtëndryshmet,lexuesiidentifikohetmepersonazhetqëpreferondhepërpiqett’ianalizojëveprimet, mendimet apo motivet e tyre Librat na ndihmojnë që të jemi më pak paragjykues dhe na mësojnë sa e rëndësishmeështët'ikuptojmënjerëzitetjerëqëjanëndryshengane
Leximireduktonnivelinestresitdhejundihmontërelaksoheni.Rezultatetenjëstudimitëzhvilluar nëvitin2009nëUniversitetin“Sussex”,treguanseleximiilibravereduktonstresinderinë68% Leximiështë mëefikasseteknikatetjeratërelaksimit,sidëgjimiimuzikësosekomsumimiinjëfilxhaniçajitënxehtë, sepsemendjajuajshkëputettërësishtngastresorëtepërditshmërisëkurjulexoninjëhistoritërheqëse. Leximipërmirësonkujtesëndhepërqendrimin.Leximiilibravendihmonnëpërmirësiminekujtesës, sepsestilmulontrurindheembanaktiv,aktivitetetëtillasitëluashshahapotëformosh njëpuzzle Samë shumë të lexoni, aq me e thjeshtë është të kujtoni detaje të caktuara Studimet kanë zbuluar se leximi stimulonprocesineformimittëneuronevetërejanëtru,tëcilatjanëqelizaqëshërbejnëpërpërcjelljene informacionitdhekomunikimittëpjesëvetëtrurit Kryerjaeaktiviteteveqëstimulojnëtrurin,ulinniveline ecurisësësëmundjevetëtilla,siAlzheimerdhedemenca
Leximipërmirësonkreativitetindheimagjinatën. Kur nëpërmjet leximit njiheni me situata që nuk i kenipërjetuarmëparë,kjondihmonnëlindjeneidevetërejatëcilatmundt'iaplikoninëjetëntuaj.Përveç kësaj,imagjinatajuajpasurohet,pasipërshkrimetedetajuaraqëlexonigjithmonëshoqërohenmeimazhe nëmendjentuaj
Leximiparagjumitndihmonnëmbajtjenenjërutinetërregullt.Nëselexoniqoftëedhe20minuta para se të flini, kjo ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe mbajtjes së një rutine. Kur krijoni zakoninetëlexuaritparagjumit,trupijuajiçonsinjaletruritqëelajmërojnësekaardhurfundiiditësdhesi pasojë gjumi vjen më lehtësisht Kjo ka ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e mirëqenies dhe shëndetitmendor
Pra,leximiështënjëzakonibukurqëqetësontrurin,eçlodhatë,ulstresin,reduktonankthin,çonnëgjumë mëcilësor,pasurondhenalejontëndjejmëemocionepozitive Andaj,tregondajveteskëtëaktmirësie: LEXO!
LIBRI – MIK QË KURRË NUK TË LË VETË
Një libër mbaj në dorë, të vjetër, të pluhurosur.
Sa herë e hap, më çon larg vetes e më kthen prapë
më ndryshe dhe më e DITUR.
Në faqe të tij rrjedhin tregime të reja, tregime që zemrën ta lënë pa frymë, udhëton në vende që s’i ke parë kurrë.
Ai flet me zërin që ti e zgjedh, me shpresë, lot që s’i ndjen, ngushëllon, sfidon e mëson.
Ndaj hape librin, lëre të flasë, është dritë në errësirë, pas një dite të vështirë.

NJË NATË
Një natë po binte shi, asgjë s’kishte bukuri, gjithçka ishte e pakëndshme.
Një nostalgji po më kujtonte, gjëra të ndryshme, truri im mendonte
Gjumi s’po më zinte, nga ankthi e mundimet, që kishin kapluar zemrën time.
Aurona Qela VIII-2
LIBRI
Libri, miku yt i ngushtë, ai mendjen ty ta mbushë. Me informata e dituri, ai të mbushë me flori.
Atë e gjejmë çdokund, në rafte e bibliotekë.
Në zemrën e çdo fëmije, e në shpirtin e çdo njeriu.
Një thesar që na freskon, në çdo fletë na mëson.
Në çdo shkronjë na qetëson, gjatë tërë jetës na shoqëron!
Yll Popova VII-7
Në faqet e këtij libri, plot ngjyra e fjalë.
Çdo rresht një udhëtim, në një botë pa mbarim.
Me libra në dorë, je hero i vërtetë, çdo fjalë e lexuar, një thesar në jetë. Lexo me zemër, ëndërro pa frikë, sepse libri është mik, më i miri mik.
Valbona Izmaku VI-6
Valina Kajtazi VI-1
LIBRI
LIBRI - MIKU I HESHTUR
Në raftin e vitrinës qëndron i qetë, me faqe të bardha e shpirt poet.
Një libër i vjetër, një faqe e re, sa herë e hap, më flet për atje.
Më çon në kështjella e pyje me dritë, më bën të besoj që çdo ëndërr është një rritë.
Në heshtje më mëson pa bërë zhurmë, ndaj faqet e tij rrjedhin si lumë.
Në faqet e tij shëtisin mendimet, historitë, ndjenjat, kujtimet e përkthimet
Ndaj le ta duam librin pa mbarim, se zërat brenda tij janë pa fund gëzim.
Libri s’është thjesht një grumbull fletësh, është një udhëtim pa harta e pa shtigje
Në të ka zëra, ngjarje të vjetra, ka ëndrra që zgjohen me prekje të lehta.
Denik Mehmeti IX-1
LIBRI
Libri rri në raft me qetësi, por brenda fsheh një botë magji
Sa herë e hap më merr me vete, në udhëtime larg, përtej kësaj jete.
Në faqe libri, fjala më mirëpriti, si zog në degë gati për fluturim.
Çdo rresht i shkruar, një copë shpirti, një ëndërr, një kuptim, një rrëfim.
Në çdo faqe ka një thesar, një mendim, ndjenjë, diçka të rrallë.
Na mëson të jemi më të ditur, nga libri të gjitha i kemi arritur
Aurona Qela VIII-2

NJË NATË E ERRËT
Një natë e errët, u bë në qytet. Askush s’lëviz, as nuk ec, as nuk flet…
Papritmas u fikën dritat, çdo gjë ra në qetësi.
Në qoshe të ndërtesave, s’pipëtinte njeri.
Hënës iu ndal drita, s’ndriçonte më në qiell. Njerëzit prisnin që dita, të vinte me diell.
Erta Mulaku IX-1
LIBRI
Çdo faqe më ngjall një shpresë të re, shpirtit tim qetësi m’i jep përherë
Kur jam vetëm, ai më shoqëron, më çon atje ku zemra kërkon.
Ai më mëson, më jep dritë, si një dritare për çdo ditë.
Ai më flet kur bota hesht, kur nata bie e fytyra s’më qesh
Ndaj mbaje librin, mos e lër në pluhur, aty fshihet një thesar i bukur.
Një mik besnik që nuk të tradhton, libri, pasuri që jetën ta ndriçon.
Nina
Përvetica IX- 4
DITURIA
Në çdo shkronjë, në çdo mësim
Mendja freskohet me lexim.
Fije drite shumë e artë
Na bën shpirtin më të zjarrtë
Zgjim nga gjumi që jep jetë
Na mëson fletë për fletë.
Na hap dyert ngado shkojmë
Udhërrëfyes në jetën tonë.
Një thesar që na udhëzon
Shumë për jetën na mëson.
Horizont shumë i gjerë,
S’ka për t’u fikur asnjëherë!
Elda Maxhuni VII-5


LIBRI, ATY KU SHPIRTI KA QETËSI
Nëpër faqe të bardha, si në një ëndërr të gjallë, me personazhe të ndryshme, me histori të rrallë
Mbretër e mbretëresha, princër e princesha, aty ku fillon, e nuk mbaron jeta.
Një dritare e hapur, ku shpirti gjen liri, në çdo faqe të lexuar, një mësim i ri.
Thesar i çmuar, që s’mund të blihet me flori.
Erina Fejzullahu VI-4

Gjuha shqipe, thesar i diturisë dhe atdhetarisë
E ëmbël, më e ëmbël se mjalti; e lehtë, më e lehtë se era; e pastër, më e pastër se loti, se loti që rrjedh me një nostalgji të madhe për gjuhën tonë të dashur. Për ta mësuar, studiuar dhe për t’u thelluar në të aq shumë, sa të mos i gjesh fundin asnjëherë. Dhe çdo hap që shkon më thellë, aq më shumë ajo do të ta shtojë dashurinë për të, do të ta shtojë ambicien për ta mbushur dhe pasuruar sa më shumë thesarin e dijes. Kjo gjuhë, gjuha shqipe, është përcjellë për shumë e shumë vite me radhë, nga breza të shumtë, njëri pas tjetrit.
E vjetër, por e ruajtur me kujdes në çdo kohë, si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje. Kjo shqipe, kjo gjuhë që, kur flitet një fjalë e saj, gjithçka ndalon për ta dëgjuar. Sa herë që shqiptohet ajo fjalë, zogu ndalon, pushon dhe dëgjon; nuk këndon, por nga ajo që dëgjon, frymëzohet për një këngë kushtuar asaj, në gjuhën e tij të ëmbël, të bukur, rrëqethëse e tërheqëse, që e mahnit natyrën. Uji ndalet, nuk rrjedh tatëpjetë brigjeve, kodrave e gërxheve, as nuk gurgullon, që kjo fjalë të depërtojë e qetë në zemrën e secilit prej nesh. Dallëndyshet krahëhapura nuk e vazhdojnë fluturimin. Valët e detit të kaltër e të gjerë, që duket si qiell, ndalojnë. Edhe pulëbardhat mbi det, si retë mbi qiell, patjetër që ndalojnë, sepse u mbetet dëshirë e paplotësuar po të mos e dëgjojnë këtë fjalë shqipe. Lejlekët shtegtarë, vetëm për ta shijuar këtë fjalë, zbresin nga lartësia. Madje edhe gjethi i çdo bime gjelbërohet më shumë nga gëzimi e hareja. Çdokujt, kur shqiptohen këto fjalë, gjuha i ëmbëlsohet, syri i ndrin më shumë, veshi përpiqet me kujdes që asnjë rrokje apo shkronjë e vetme e kësaj fjale të mos i shpëtojë pa e dëgjuar. Por, pse ndodhin të gjitha këto? Çfarë thua, vallë?
Ndodhin sepse dikur këto fjalë shqiptoheshin në robëri, por tani, ne këto fjalë e shumë të tjera shqipe i themi në liri, në gëzim e lumturi. I themi, sepse gjuha që thuret me mençuri është shumë e vështirë të shthurret.



Gjatë marshit u dëgjuan këngë patriotike, ndërsa ndalesat e shkurtra shfrytëzoheshin për të recituar poezi apo për të përkujtuar figura të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Ky marsh u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, festive dhe me ndjenjë të lartë krenarie kombëtare, duke përcjellë mesazhin e unitetit, dashurisë për atdheun dhe respektit për sakrificat e brezave të kaluar.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në shkollën tonë u organizua një aktivitet festiv për ta nderuar këtë ditë të shenjtë për kombin shqiptar. Aktiviteti nisi me himnin kombëtar dhe vazhdoi me një program të pasur artistik, ku nxënësit interpretuan poezi, kënduan këngë të njohura kombëtare dhe paraqitën një valle të bukur popullore. Gjithashtu, u organizua një kënd me punime të nxënësve, ku u ekspozuan vizatime, ese dhe punë dore me tema atdhedashurie. E gjithë atmosfera ishte e mbushur me emocione, krenari dhe ndjenja patriotike.

Aktiviteti u përmbyll me fjalë përshëndetëse dhe urime për festën, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për historinë dhe identitetin tonë kombëtar. Po ashtu, pjesë e aktiviteteve ishte edhe një marsh simbolik me pjesëmarrjen e nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve. Marshi filloi nga oborri i shkollës dhe përshkoi rrugët kryesore të qytetit, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe të ndryshme. Pjesëmarrësit e marshit ishin të veshur me ngjyra kuqezi dhe shumë prej tyre kishin veshje tradicionale shqiptare.
17 SHKURTI 17 SHKURTI


Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, shkolla jonë iu bashkua festimeve për këtë moment të rëndësishëm historik për popullin tonë. U organizua një program artistik i pasur dhe shumëngjyrësh, ku nxënësit treguan talentin dhe kreativitetin e tyre përmes këngëve, recitimeve dhe valleve tradicionale. Një pjesë e veçantë e këtij aktiviteti ishte ekspozita me punime artistike të nxënësve, të cilët përmes ngjyrave dhe formave shprehën dashurinë dhe respektin e tyre për atdheun Kjo datë çdo vit na bashkon dhe na frymëzon për të ndërtuar një të ardhme edhe më të ndritur për Kosovën.
Festat e Marsit
Në ambientet e shkollës sonë u organizua një aktivitet i veçantë dhe kuptimplotë, i cili bashkoi tri data të rëndësishme për popullin tonë. Dita e Mësuesit, Dita Ndërkombëtare e Gruas, dhe përvjetori i Epopesë së
Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky aktivitet i përbashkët shërbeu si një mënyrë për ta nderuar të kaluarën tonë historike dhe për t’i vlerësuar figurat e rëndësishme të së tashmes, si mësuesit dhe gratë. Njëkohësisht, ai synonte të frymëzonte brezat e rinj drejt një të ardhmeje më të ndritur. Po ashtu, për të kujtuar sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nxënësit e shkollës sonë realizuan një vizitë të rëndësishme në Prekaz, një nga vendet më simbolike të Epopesë së UÇK-së. Gjatë vizitës, ata mësuan për historinë dhe kontributin e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pasur mundësinë t’i kuptonin më thellë sakrificat e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ky aktivitet kishte për qëllim ruajtjen e kujtimit për këtë periudhë historike dhe përcjelljes së mesazhit të lirisë dhe unitetit te brezat e rinj




ntë për t’i njohur e shqiptare. Ky e trashëgimisë dhe zakoneve


Me këtë aktivitet, shkolla j e shqiptare, por gjithashtu i frymëzoi nxënësit të jenë krenarë për që kaluan nga brezi në brez.
16 T re e Ushqimit

Me rastin e Ditës Botërore vitet edukues për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi për të ushqyerit e shëndetshëm si dhe nxitja e respektit ndaj ushqimit. Ushqim i shëdetshëm – Jetë e shëndetshme.





Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Matematikës, në shkollën tonë u organizua një aktivitet ku nxënësit prezantuan punimet e tyre të përgatitura me përkushtim. Përmes këtyre prezantimeve, ata shfaqën kreativitetin dhe aftësitë e tyre në trajtimin e koncepteve matematikore në mënyrë të qartë dhe interesante.


2 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Vetëdijësimit mbi

Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit për spektrin e autizmit, nxitjen e pranimit dhe përfshirjes në shoqëri. Po ashtu, nxënësit u angazhuan për të dhënë mesazhe pozitive e shpresëdhënëse.

9 Maji - Dita e Evropës




Me një aktivitet të veçantë, në shkollën tonë u festua me përkushtim Dita e Evropës Nxënësit tanë shpalosën para të pranishmëve historinë e formimit të Bashkimit Evropian, duke treguar rëndësinë e vlerave evropiane dhe rrugëtimin e vendeve drejt bashkimit. Atmosfera u gjallërua me këngë dhe valle, ku u shpreh gëzimi i madh për arritjen e një momenti historik për vendin tonë – liberalizimin e vizave, një ëndërr e shumëpritur për qytetarët tanë Pas përfundimit të programit, nxënësit së bashku me mësimdhënësit vizituan muzeun e qytetit të Vushtrrisë, duke e përmbyllur ditën me një udhëtim kulturor dhe edukativ që i lidh me trashëgiminë tonë historike.
1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në ambientet e shkollës sonë u organizua një aktivitet festiv dhe argëtues Ky aktivitet u solli buzëqeshje dhe gëzim të gjithë fëmijëve Ata morën pjesë në lojëra të ndryshme argëtuese, të cilat u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe plot ngjyra.




17 Qershori - Dita e Çlirimit të Vushtrrisë
Me rastin e Ditës së Çlirimit të qytetit të Vushtrrisë, në shkollën tonë u organizua një aktivitet përkujtimor dhe kulturor për t’i nderuar sakrificat e dëshmorëve dhe kontributin e popullit për liri Aktiviteti u zhvillua me qëllim që ta kujtojmë të kaluarën dhe ta rrisim dashurinë ndaj atdheut te nxënësit.


BASHKË KUNDËR ABUZIMIT ME FËMIJË!
Drejtoria për Arsim organizoi një tryezë diskutimi ku ishin të pranishëm përfaqësues nga shkollat e mesme të ulëta dhe zyrtarë policorë, ku patëm mundësi t’i përcjellim disa aktivitete të nxënësve siç janë: ekspozita të nxënësve, ese të tyre dhe prezantime lidhur me temën. Po ashtu, psikologia e shkollës prezantoi para të pranishmëve raste konkrete të nxënësve braktisës, ku falë intervenimeve dhe bashkëpunimit të të gjithë akterëve në shkollë, arritën t'i rikthejnë nxënësit në procesin e rregullt mësimor.




JAVA E SHKENCËS



Kjo javë në shkollë ishte plot me aktivitete interesante dhe zbavitëse. Nxënësit patën mundësinë të bëjnë eksperimente, të ndjekin prezantime dhe të marrin pjesë në aktivitete interaktive, duke mësuar më shumë për shkencën në mënyrë praktike Gjatë javës, u organizuan punëtori dhe ekspozita ku nxënësit shfaqën projektet e tyre, duke trajtuar tema nga fizika, kimia, biologjia dhe teknologjia. Ata punuan në grupe, eksperimentuan me ide të ndryshme dhe zbuluan si funksionojnë ligjet e natyrës në jetën e përditshme. Mësimdhënësit ndanë informacione mbi zhvillimet më të reja shkencore dhe për rolin e shkencës në përditshmëri. Nxënësit u angazhuan me kuriozitet dhe entuziazëm. Ishte një javë e mbushur me mësime të vlefshme dhe përvoja që do të kujtohen gjatë!





22 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Tokës
“Tokaështështëpiaetëgjithëve.”
Me këtë moto frymëzuese, në shkollën tonë u organizua një sërë aktivitetesh për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Me përkushtimin e mëdimdhënësve, nxënësit u angazhuan në aktivitete edukative, artistike dhe mjedisore, duke përcjellë mesazhin për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Fillimisht në hapësirën e bukur pranë Urës së Gurit u mbajt një takim diskutimi për rëndësinë e kësaj dite, ku nxënësit prezantuan tema me interes për tokën, diskutuan dhe pikturuan Nxënësit së bashku me mësimdhënësit pastruan qytetin. Drejtori i shkollës, z.Astrit Izmaku, së bashku me zëvendësdrejtorin, z.Ardian Jashari, mësimdhënësit, nxënësit dhe punëtorët teknikë gjelbëruan hapësirat e shkollës me lule, pemë dhe pisha Së bashku për një mjedis më të pastër dhe më tëgjelbër!







5 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Efiçiencës së Energjisë
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë nxënësit e shkollës sonë, nxënësit e SHMU "2” dhe nxënësit e gjimnazit “Eqrem Çabej”, së bashku me përfaqësues nga komuna, GIZ-i gjerman, organizata INDEP dhe përfaqësues nga Ministria. Aktiviteti filloi me një prezantim nga nxënësit tanë, të cilët paraqitën rëndësinë e efiçiencës së energjisë dhe rolin e shkollave në këtë proces. Më pas, u organizua një ekspozitë artistike me temën "Ndriçojmë të ardhmen", në këtë ekspozitë nxënësit e tri shkollave paraqiten punimet e tyre, ku në fund u përzgjedhen punimet më të mira. Shkollat pjesëmarrëse, SHMU “1", SHMU “2” dhe gjimnazi "Eqrem Çabej" u shpërblyen me nga një smartboard për kontributin që kanë dhënë në organisimin e kësaj dite me aktivitete të ndryshme. Në pjesën përmbyllëse, të gjithë së bashku vendosëm në oborrin e shkollës një “kapsulë kohe”, ku nxënësit shkruan mesazhet dhe vizionet e tyre për të ardhmen e vendit tonë pas 25 vitesh.








Vizita e shkrimtarit Bedri Tahiri në shkollën tonë



Shkolla jonë pati privilegjin ta mirëpresë shkrimtarin dhe profesorin e nderuar, z.Bedri Tahirin. Ai i dhuroi bibliotekës sonë një koleksion të pasur prej mbi 100 librash nga krijimtaria e tij, duke i shtuar asaj një dimension të ri për lexuesit tanë. Gjatë takimit, nxënësit e përjetuan afërsinë me një krijues letrar të shquar. Shkrimtari ndau përvojat e tij dhe rrëfeu sfidat e udhës së krijimtarisë. Përmes një dialogu frymëzues, ai përçoi mesazhin e rëndësisë që leximi dhe shkrimi kanë në zhvillimin e individit. Po ashtu, ai foli për dobitë të cilat një libër mund të përcjellë në jetën tonë. Energjia e takimit ishte e mbushur me kuriozitet dhe admirim. Këshillat e z Tahirit i motivuan nxënësit për ta eksploruar botën e librave dhe për ta nisur udhën e tyre krijuese Ishte një ditë plot frymëzim, ku lidhja mes artit të shkruar dhe lexuesve të rinj u forcua më shumë se kurrë. Në të vërtetë, ky takim ishte një përvojë që do të mbetet e paharrueshme në zemrat dhe mendjet e të gjithë pjesëmarrësve.



Talenti i nxënësve tanë shkëlqen në valle dhe këngë




Atmosfera artistike në SHMU “1” është pasuruar me aktivitete të veçanta që dëshmojnë për talentin dhe përkushtimin e nxënësve tanë. Me kreativitet dhe energji të jashtëzakonshme, nxënësit kanë realizuar këngë dhe valle madhështore, të cilat janë paraqitur përmes video - incizimeve dhe performancave të drejtpërdrejta gjatë programeve artistike të shkollës.
Vallet e përgatitura janë shndërruar në një udhëtim kulturor dhe shpirtëror, duke përfshirë një numër të madh nxënësish që me harmoni e entuziazëm kanë paraqitur trashëgiminë tonë kombëtare Po ashtu, këngët e kënduara nga nxënësit gjatë aktiviteteve shkollore kanë qenë një dëshmi e talentit të tyre muzikor dhe guximit për të performuar para publikut
Këto realizime janë fryt i punës së përbashkët, i përkushtimit të mësimdhënësve dhe i mbështetjes së vazhdueshme nga stafi i shkollës Jemi krenarë për çdo nxënës që i ka dhënë zë dhe ritëm këtyre momenteve, duke lënë gjurmë të paharruara në jetën kulturore të shkollës sonë


GARA, KUIZE,MEDALJE

GaraArtistikeePikturës“NdriçojmëtëArdhmen” Drejtoriishkollës,z.AstritIzmaku,undaumirënjohje nxënëseve:EljesaMustafa,LeonesaKrasniqi,Rinesa FazliudhenxënësitGertParduzipërsuksesinetyrenë garën artistike të pikturave të organizuar nga GIZ-i gjermandheINDEP-i.
OlimpiadaeGjuhësShqipe
Olimpiadat në shkollë janë të rëndësishme, sepse i motivojnë nxënësit që të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre dhe të stimulojnëshpirtingaruesmestyre.Olimpiada uorganizuangaMinistriaeArsimitdheSportit (MAS)nëShqipëridhengaMinistriaeArsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI)nëKosovë Shkollajonëinderoime mirënjohje nxënëset për suksesin në OlimpiadëneGjuhësShqipe.

GaraKomunaleeEsesë
Nxënësja jonë, Liza Hasani, ka zënë vendinedytënëkëtëgarë.

Rinesa Abazi ka zënë vendin e dytë në fazën e dytë të Olimpiadës Ndërsa, Nina Përvetica dhe Ylljeta Popova, së bashku me Rinesën, kanë kaluar me sukses fazën e parë të Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe.

GarateGjuhësAngleze“SpellingBee”
Nxënësit e shkollës sonë, të cilët kanë treguar sukses të lartë në këto gara u nderuan me mirënjohje dhe nga një libër dhuratë nga drejtori i shkollës, z. Astrit Izmaku.
Nxënësit që u shpërblyen me mirënjohje
janë: Eris Islami, Gerta Saraqi, Tuana Halili, EdiMusiqidhe ErinaFejzullahu.


Ekspozita mekaraktergarues
Me rastin e Ditës Botërore të Tokës, u organizua një ekspozitë me karakter garues mes tri shkollavetëqytetittonë.
Nxënësja jonë, Eljesa Mustafa, rrëmbeu vendin e parë me pikturënesajartistike.

GARAT REPUBLIKANE TË PROGRAMIT "SPORT NË SHKOLLA" NË BASKETBOLL3X3

Kuizi i diturisë në lëndën e Teknologjisë me TIK
Në shkollën tonë u zhvillua një kuiz edukativ në lëndën e Teknologjisë mes klasave të nënta Vendin e parë e fitoi klasa IX-5. Me këtë rast, drejtoria e shkollës i shpërbleu me një mirënjohje për arritjen e tyre.


KAMPIONREPUBLIKANNËFUTSALL
Arritjaekëtijtitulliështërezultatimundit,përkushtimitdhelojësfantastikeqëkanëbërënxënësit tanë.Kytriumfështëfrytisakrificavedheangazhimittësecilit.


Vendi i dytë në Garat Regjionale të
Basketbollit
Në garat regjionale te basketbollit, të cilat janë zhvilluar në Mitrovicë, nxënëset e shkollës sonë arritën të renditen në vendin e dytë.


KampionKomunalnëVolejboll EkipiivajzavekaarriturtafitojëvendineparënëGarat Komunale në volejboll. Të dalësh vend i parë në këto gara, nuk është thjesht një fitore Kjo është dëshmi e punës së palodhur, e orëve të gjata të stërvitjeve dhe e besimitnënjëra-tjetrën. Jemipafundësishtkrenarëmeju!



YJET E SHKOLLËS


VleraShallci-Ylliishfaqjeve
Në mesin e nxënësve tanë shquhet një talent i veçantë, violinistja Vlera Shallci. Me pasionin dhe përkushtiminesaj,ajoekabërëviolinënjovetëmnjë instrument, por një mjet për t’i shprehur emocionet dhe për t’i frymëzuar të tjerët Përmes tingujve të ëmbëldheinterpretimitemocionues,ajokamahnitur publikun në aktivitete shkollore dhe jashtë saj. Me punë të palodhur dhe dashuri për muzikën, ajo është bërë shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët dhe njëkren
DionSahiti-Ylliifushës
Në çdo ndeshje, Dion Sahiti tregon se është më shumë se thjesht një lojtar; ai ështënjëlidernëfushë.Meteknikënetij të shkëlqyer dhe kontrollin mbi topin ai e udhëheqekipindrejtsuksesit.Nukështëi njohur vetëm për golat, por edhe për përkushtimin dhe respektin ndaj shokëve tëekipit
Sara Kutllovci - Liderja e fushës
Ajo është një lojtare e talentuar që bie në sy për aftësitë e saj të jashtëzakonshme në basketboll. Me shpejtësi, saktësi dhe zgjuarsi në lojë, ajo di ta udhëheqë ekipin dhe të marrë përgjegjësi në momentet më të rëndësishme. Një vajzë që nuk dorëzohet kurrë dhe gjithmonë jep maksimumin.

Liza Hasani - Talent në shkrim
Liza, një vajzë me talent të
rrallë në artin e të shkruarit. Me ndjeshmëri, thellësi mendimi dhe stil
të veçantë, ajo arriti të
fitojë vendin e dytë në
Garën Komunale të Eseve
– një sukses që flet vetë
për pasionin dhe
përkushtimin e saj.

Erina Mehmeti - Ylli i volejbollit
Ajo është një vajzë që spikat në fushë me teknikën dhe përkushtimin e saj të veçantë. Me një kombinim të fuqisë dhe zgjuarsisë në lojë, ajo di të bëjë diferencën në çdo set. Shërbimet e sakta, pritjet e sigurta dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me ekipin tregojnë se ajo ka gjithçka që duhet për të qenë një kampione.



Tuana Halili - Ylli i gjuhës angleze
Ajo shquhet për talentin dhe pasionin e saj të madh në gjuhën angleze. Me aftësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar, ajo është gjithmonë e gatshme ta sfidojë veten me tekste dhe informacione të reja. Ajo është e bindur se gjuha angleze do t’i hapë dyer të mëdha në të ardhmen.
Eljesa Mustafa - Ylli i artit (pikturës)
Ajo ka një dhunti të rrallë për të shprehur bukurinë dhe emocionet përmes artit të pikturës. Çdo vepër që krijon reflekton fantazinë dhe shkathtësinë e saj të jashtëzakonshme Puna e saj e përkushtuar dhe pasioni për artin e bëjnë një frymëzim për të gjithë ata që duan të ndjekin botën artistike.

AlejaBehrami-Ylliivallëzimit
Ajo është ylli i vallëzimit në shkollën tonë, një vajzë që merr vëmendjen dhe admirimin e të gjithëve me çdo performancë. Lëvizjet e saj janë të mrekullueshme dhe të koordinuara me një saktësi të jashtëzakonshme Ajo ka një aftësi të natyrshme për ta ndjekur muzikën dhe për të përcjellë ndjenja të thella përmes çdo hapi.
Erblin Parduzi - Ylli i pingpongut
Erblini është talent i pingpongut i cili në këtë vit ka rrëmbyer vendin e tretë në Republikën e Kosovës duke garuar si sportist i KP “Hasan Prishtina”, ndërsa në Garat Komunale të Pingpongut është renditur në vendin e dytë. Ai, përveç pingpongut, në vitin 2024 bashkë me ekipin e shkollës kanë marrë titullin Kampion Republikan në basketboll.

Copëza kujtimesh
Një nga ditët më të bukura në shkollë ishte kur arsimtarja jonë vendosi të bëhej nxënëse për një ditë. Ajo u ul në bankë, sikur nuk dinte asgjë, dhe ne filluam ta pyesnim e t’i jepnim detyra. Ajo bënte sikur nuk kuptonte, ndonjëherë shtirej sikur kopjonte, dhe ne qeshnim pa ndalur Një nga momentet më qesharake ishte kur ajo bënte sikur nuk dinte përgjigjen dhe shikonte rreth e rrotull për ndihmë. Ishte një ditë ku mësimi u kthye në argëtim, dhe pa dyshim një kujtim që mbetet gjithmonë në zemrën time.
Kujtimet e bukura nga shkolla janë të panumërta, por do të veçoja disa momente tepër qesharake gjatë përgatitjes së një skeçi për festën e 7 Marsit. Njëri prej nesh kishte rolin e mësuesit, ndërsa të tjerët ndërronim rolet: herë si nxënës që i bënin presion, herë si prindër dhe herë si drejtues shkolle. Atë ditë u kënaqëm tej mase duke qeshur aq shumë sa që shpesh i fillonim provat nga e para. Ishte një përvojë ndryshe për ne, por njëkohësisht tepër argëtuese, pasi na dhuroi momente të papërsëritshme plot të qeshura deri në realizimin e skeçit.
Valnesa Klinaku IX- 4 Një ditë të premte, në orën e pestë, kishim edukatë fizike dhe dolëm jashtë për të luajtur Pak më herët kishte rënë një shi i mirë, ndaj fusha ishte kthyer në baltë të vërtetë Të gjithë vendosëm të luajmë volejboll, por Almiri nuk ndihej mirë dhe u ul në një stol aty afër, duke parë të tjerët si gjysh në park. Shokët e tij, Krenari dhe Doriani, shkuan ta bindnin që të luante, por ai vetëm tundte kokën si kungull dimri. Pasi lutjet nuk funksionuan, Krenari filloi ta ndiqte si për shaka Almiri u ngrit me vrull dhe nisi të vraponte sa kishte fuqi, por nuk shkoi shumë larg. Doriani i doli përpara dhe nisi ta ndiqte edhe ai. Almiri, në përpjekje për t’iu shmangur, rrëshqiti dhe u përplas në tokën gjithë baltë. U ngrit i mbuluar me baltë nga koka te këmbët. Dukej si një statujë e vjetër që sapo ishte nxjerrë nga toka. Shokët shpërthyen në të qeshura aq fort, sa Doriani u ul përdhe dhe tha: “Almir, tani je gati të shesësh baltë për maska fytyre!” Pas disa minutash të mbushura me lot nga të qeshurat, e ndihmuam të ngrihej. Almiri shikoi pak veten, bëri një buzëqeshje ironike dhe tha: “Unë po shkoj në shtëpi… jo për t’u pastruar, por për të marrë patentën e traktorit që herën tjetër të jem i përgatitur për këtë terren".
Rinesa Abazi IX-1
Një ditë arsimtari i matematikës ishte duke shpjeguar një problem të vështirë. Të gjithë ishim të përqendruar, por një shok i klasës, i njohur për shakatë e tij, kishte një ide të mahnitshme si gjithmonë Ai vendosi të bënte një “strategji” për ta tërhequr vëmendjen dhe për t’i bërë shokët të qeshnin.Në mes të një heshtjeje të plotë, ai ngriti dorën dhe i tha arsimtarit: - “Arsimtar, a mund të na shpjegoni këtë problem si një histori për aventurën e një roboti që duhet ta shpëtojë planetin?” Arsimtari i hutuar për një moment, e mori në mënyrë të mirëqenë dhe u përgjigj. -“Po, mund ta shpjegoj si histori ” Pastaj, ai filloi të flasë për një “robot” që udhëtonte nëpër hapësirë dhe përdorte ekuacione për ta shpëtuar planetin Të gjithë në klasë filluan të qeshnin, përderisa arsimtari ishte duke u përpjekur të mbahej serioz. Të gjithë e kuptuan që shoku im donte të na bënte të qeshnim, por nuk e prisnim që arsimtari të shkonte me atë ide! Të gjithë kaluam një orë mahnitëse dhe mësimi u bë edhe më interesant Arsimtari mund të ketë pasur pak vështirësi ta kuptonte se çfarë po ndodhte, por kjo histori mbeti ajo që na bënte të qeshnim gjatë tërë kohës!
Era Salihu IX-4
Nina Përvetica IX- 4
RUBRIKA E GJUHËVE TË HUAJA
TheDaytheBoardHadEnough
ItwasaregularTuesdaymorning,andwehadjuststartedourEnglishclass.Everyonewashalf-awake, still thinking about breakfast. The teacher came in full of energy, holding a whiteboard marker like it wasamagicwand.
Shebeganwritingasentenceontheboard:“Thecatissleepingunderthetable”.Butjustasshereached theword“sleeping”,themarkerstoppedworking.Nomoreink.
Weallwatchedassheshookit,blewintothecap(likethateverworks),andtriedagain.Stillnothing. “Ithinkthismarkerissleepingtoo”,shesaid.Theclassgiggled.
Shegrabbedanothermarker.Thisoneworkedfortwowords…thenitdiedtoo. That’s when one of the students stood up and said: “Miss, I think the board is allergic to grammar today”.
The whole class burst into laughter, even the teacher. For the rest of the lesson, we read and discussed thetopicwithoutusingtheboard.Butnoneofusforgotthedaytheboardhadenough. Sincethatday,wealwayskeepanextramarkerbox…justincasetheboardgetstiredagain.
SaraKutllovciIX-5
TheHeartofSchool
Thebellringsloud,thehallscomealive, Aworldoflearning,wheredreamscanthrive. Booksinhandandmindssobright, Wechasetheanswers,dayandnight. Thechalkboard’sfilledwithwordstoshare, Eachlessonajourney,eachoneaprayer. Friendsbesideme,laughter’ssound, Ineverycorner,knowledgeisfound. Thoughtestsmaycome,andquestionsgrow, Wetakeitall,andlearntoflow. Forschoolismorethanmathandrhyme, It’sgrowing,learning,onestepatatime. Sohereweare,withheartssofull, Buildingafuture,beautifulandbold. Witheverylesson,wefindourway, School’stheplacewheredreamscanstay. TuanaPërqukuVI-3
ADayinOurClass
Inaroomwithbooksandchairs, Laughterdancesthroughtheairs. Pensarescribbling,mindsawake, Evenwhenthechalkwillbreak.
Whispersturntojokessosmall, Oneloudlaughcanshakeusall. Teacherssmile,thenraiseabrow, “Let’sgetfocused…startingnow!”
Butthesearemomentswewillkeep, Memorieswe’llholdsodeep. Inthisclass,welearnandgrow, Morethanjustthethingsweknow.
SaraKutllovciIX-5

FirstWeek,SecondChances
Ididn’texpectsixthgradetofeelthisbig.





The hallways were louder, the backpacks were heavier, and it felt like everyone already knew what they were doing- except me. My name’s Tuana, and on the first Wednesday of school, I managed to spill my entire lunch on the cafeteria floor. Yep. The entire tray. Mac and cheese, apple slices, chocolatemilk—allofit.Ijuststoodthere,frozen,whilepeoplestared.Somelaughed.Onekideven said, “Oof, rough day, huh?” like he thought it was funny. I wanted to disappear. Crawl under the lunch table and stay there until summer break. Then someone walked over and knelt down beside mewithahandfulofnapkins.“Here”,shesaid.“Don’tworry.Ioncedroppedspaghettionateacher’s shoe”.Ilookedup.ItwasZara.Irememberedherfromscienceclass-coolbraids,coolshoes,cooler than I’d ever be. And here she was, helping me clean up my mess. “Thanks”, I muttered, totally embarrassed. ‘’ Seriously, don’t worry about it”, she said, standing up and handing me the last napkin.“Everyonehasabadlunchday”.Afterthat,shesatwithmewhileIwaitedforthelunchlady togivemeanewtray.Wedidn’ttalkmuch,butitdidn’tfeelawkward.Itfelt...normal.Safe,even.The next day, she waved at me in the hallway. And on Friday, she saved me a seat in science class. We weren’t best friends right away. But we talked more. I learned that she loved space documentaries and couldn’t stand mushrooms. She laughed at my dumb jokes and didn’t care when I tripped over mywords.Bytheendoftheweek,Irealizedsomething:sixthgradewasn’taboutbeingperfect.Itwas about small moments that made it all worth it. And sometimes, all it takes is one person to make everythingfeelalittlelessscary.
Mathandfear.
Iwasgettingready,feelingscaredbecauseitwastheNationalDayofMath,mybestsubject.Icouldn’t mess this up because my teacher had this big plan for Math Day. She was assigning roles to my classmates.Andpracticallyshewantedmeandagirlfrommyclasstobethepresenters,OHMYGOD. IwasfrightenedbecauseIhadafearofbeinginfrontofsomanypeople.Myteacherkeptreminding thewholeclass, 'Don’tmessthisup.'Shehandedthepaperstomeandsaid“Youaregoingtobethe star of the show’’. That night I was reading the papers every minute, every hour and I also read the parts that weren’t mine because I was scared I would mess this up. I put on my glasses and my backpackwithmypapersinfrontofmewhileIwaswalking,readingeverylinecarefullyandslowly back to back. I went into school, and there it was: the chairs, the desks and also my teacher. She lookedatmeandsmiledwhileshesaid:“Didyoupractice?’’,Isaidyeswithmyhandshakingandmy face smiling. I looked for my friend that I was going to do this with and we entered an empty classroom.Shedidn’tlookscared,butconfident,Iwasreadingandreadingandreadingeverysecond butthenitwastime.WesteppedinthecenterandmyfriendrealisedIwasn’tokay,shelookedatme andsaidwithalowvoice"Justremember,todayisaboutenjoyingthemoment,notworryingabout how you're coming across. Be present, and the rest will fall into place". She looked at me and said “Go, you got this’’! I looked at the crowd, head straight and started reading carefully, I finished, everyoneapplauded,Iwasbrave.Ididit!TherestofthedayIwasbraveandnotscaredandIrealized something:Beingbravedoesn’tmeanyou’renotscared.Itmeansyoukeepgoing,evenwhenyou’re afraid,becauseyouknowyou’restrongerthanyouthink.


Pse duhet ta mësojmë gjuhën gjermane?
Nga mësimi në klasë, drejt mundësive pa kufij!
Gjuha gjermane është një ndër gjuhët më të rëndësishme në Evropë dhe në botë. Ajo flitet jo vetëm në Gjermani, por edhe në Austri, Zvicër, Luksemburg, Liechtenstein dhe në shumë komunitete gjermane në vende të tjera. Është gjuha më e folur amtare në Bashkimin Evropian dhe një ndër më të kërkuarat për qëllime studimi, biznesi dhe teknologjie.
Të mësosh gjermanisht do të thotë të hapësh dyert drejt një bote të re – me mundësi të pafundme në fushën e arsimit dhe të punësimit
Shumë universitete në Gjermani ofrojnë studime me cilësi të lartë, shpesh me pak ose aspak tarifa për studentët ndërkombëtarë. Përveç kësaj, programet e bursave si DAAD (Deutscher Akademischer Austauschdienst) dhe Erasmus+ u japin mundësi të rinjve nga Kosova dhe nga mbarë bota të studiojnë në një nga sistemet arsimore më të zhvilluara në botë.
Gjuha gjermane gjithashtu ofron një përparësi të madhe në tregun e punës. Kompanitë gjermane janë të pranishme në shumë vende, përfshirë edhe Kosovën, dhe njohja e kësaj gjuhe mund të jetë çelësi për një karrierë të suksesshme në ekonomi, teknologji, shëndetësi apo turizëm
Por mësimi i gjuhës gjermane nuk ka vetëm përfitime praktike Është edhe një udhëtim personal drejt një kulture të pasur me histori, filozofi, letërsi dhe vlera të thella shoqërore. Nëpërmjet saj, njohim më mirë figura të mëdha si Gëte (Goethe), Shiler (Schiller), Betoveni (Beethoven), Ajnshtajn (Einstein) apo Merkel (Merkel). Mësojmë një gjuhë që kërkon përkushtim, por që shpërblen me njohuri, vetëbesim dhe respekt.
Për shumë nxënës, gjermanishtja në fillim mund të duket e vështirë. Por, si çdo gjë me vlerë në jetë, ajo kërkon durim dhe këmbëngulje Fjalët fillojnë të kenë kuptim, rregullat bëhen të kuptueshme, dhe ndjesia kur mund të shkruash apo të kuptosh një tekst në gjermanisht është e jashtëzakonshme
Prandaj, mos ngurroni të përqafoni këtë sfidë. Mësimi i gjuhës gjermane nuk është vetëm një proces shkollor – është një investim në të ardhmen, një pasurim i mendjes dhe një hap drejt botës.

1. Famous video game character with a red hat
2 Movie universe with heroes like Spider-Man and Iron Man
3. Green orge from a popular animated movie series.
4 Disney movie where Elsa is the main character
5. Netflix series about a girl from the Addams Family.
6 2023 movie that became a global trend, starring Margot Robbie
7. Small yellow animated characters known for their funny
8 Streaming service used to watch movies and series
9. Funny image or video that spreads online.
10. Ice queen from Frozen known for the song ''Let it go''
11 Platform where people watch videos and follow creators Elsa, Mario, Wednesday, Barbie, Marvel, Shrek, Frozen, Minions, Netflix, Youtube,Meme
Find the 10 differences in the picture


Revistë shkollore e SHMU “1”
Drejtori i shkollës:
Astrit Izmaku
Kryeredaktore:
Editë Shyti
Redaktorë gjuhësorë:
Milaim Gjaka
Shkurte Sadiku
Dizajni dhe renditja kompjuterike:
Alban Maloku
Bashkëpunëtorët e redaksisë:
Majlinda Kajtazi
Arbesa Bajrami
Dafina Dërguti
Zylfije Krasniqi
Afërdita Morina
Miranda Hoxha
Shqipe Xhafa
Xheneta Venhari
2024/25