Tirana nën kontrollin e pushtetit Komunist - Tatimet, konfiskimet, internimet, rezistenca në fillimet e regjimit totalitar 1945 – 1949
Ligjëratë e mbajtur nga Dr. Gjon Boriçi, në kuadër të projektit “Tirana në sytë e Sigurimit të Shtetit”, bashkëpunim i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me Shoqatën “Tirana”, Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Universitetin Evropian të Tiranës. Qeveria komuniste shqiptare kishte filluar politikёn e tatimit tё jashtёzakonshёm mbi fitimet e luftёs me ligjin e datёs 11 janar 1945. Nga kjo politikё tepёr negative ekonomike pёr vendin, nuk ishin dёmtuar vetёm interesat e tё huajvenё Shqipёri, por mbi tё gjitha interesat e vetё shqitparёve. Tregtari tiranas Abdullah Turkeshi i shkruante nё Bankёs sё Shtetit Shqiptar se tatimi i caktuar pёr tё nё shumёn e 4 500 000 franga shqiptare ishte totalisht i pamundur pёr t'u paguar.1 Po ashtu edhe tregtarёt e tjerё tё Tiranёs kёrkonin ndryshim tё shumёs pёr t'u paguar nga vendimi i tatimeve tё jashtёzakonshme. 2 Sipas tyre, gabimet qё kishte bёrё komisioni i tatimit tё jashtёzakonshёm pёr fitimet e luftёs ishin tё dukshme pasi nuk kishte vёshtruar me realizёm gjendjen e aktivitetit tё tyre tregtar. Pёr tatimet ishte ndjekur mё shumё elementi subjektiv sesa objektiv dhe se ishin bёrrё gabime nё dallimin dhe klasifikimin qoftё nё pikёpamje tё mallrave si dhe nё proporcionin e tatimit. 3 Nё fund tё letrёs tregtarёt tiranёs kёrkonin rishikimin e tatimeve qё iu ishin vendosur.4 Ligji mbi tatimet e jashtёzakonshme pёr fitimet e luftёs ishte tepёr i rёndё. Ky ligj, sapo u botua nё Gazetёn Zyrtare mё datё 23 janar 1945, komisionet e posaçme qё u ngritёn nё çdo qytet 1
Arkivi Qendror i Shtetit i Republikёs sё Shqipёrisё [mё tej: AQSH], Fondi [mё tej: F.] 506/Banka e Shtetit Shqiptar [mё tej: BSHSH], Viti [mё tej: V.] 1945, Dosja [mё tej: D.] 10, fl. 2. Mbi tatimin e jashtёzakonshёm dhe evidence tё tregtisё mes Shqipёrisё dhe Italisё para, gjatё dhe pas Luftёs sё Dytё Botёrore. 2 Po aty, fl. 3-10. Pjesё nga letra e tregtarёve tё Tiranёs dёrguar Bankёs sё Shtetit mbi padrejtёsinё qё po iu bёhet me tatimin e jashtёzakonshёm tё fitimeve tё luftёs: "Ky vendim pёr ne dhe pёr familjet tona ёshtё njё katastrofё financiare dhe ekonomike, ёshtё njё grusht vdekjeprurёs, qё rrёnon tё kaluarёn dhe tё ardhmen tonё. Pёr konsekuencё mbasi problemi pёr neve ka njё rёndёsi primordial, jena alarmue pёr sё tepёrmi dhe kёrkojmё çare dhe shpёtim nga qeveria jonё demokratike". 3 Po aty, fl. 6. 4 Po aty, fl. 9. "Prandaj pёr hir tё drejtёsisё shoqnore dhe n'interesin e ekzistencёs tonё e t'ekonomisё sё pёrgjithshme, kёrkojmё tё procedohet nё rishqyrtimin e caktimit tё kёtij tatimi nga ana e nji komisioni kompetent, qё njeh pёr s'afёrmi gjendjen e aktivitetit tonё tregtar. Nё kёtё mёnyrё tё shpёtojmё nga katastrofa financiare qё na kёrcёnohet, e njiherit arka e shtetit do tё marrё tё drejtёn e vet konform ligjёs. Tiranё, mё 30 mars 1945". Vijojnё nёnshkrimet e tregtarёve tё Tiranёs.
1