Skip to main content

AIDSSH - Propozim për disa shtesa dhe ndryshime ligjore në ligjin 45-2015 i ndryshuar

Page 1

AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT

PROPOZIME PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 45/2015, I NDRYSHUAR, DHE NË LIGJE TË TJERA NË FUNKSION TË ZBATIMIT TË LIGJIT NR. 45/2015 Propozim për disa shtesa dhe ndryshime ligjore në ligjin 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

DISPOZITA NË FUQI, Neni 2 Fusha e veprimit. Pika 1, Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë dhe që lidhen me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr. 7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar. PROPOZIMI PËR NDRYSHIM Pika 1, të ndryshohet në këtë mënyrë: “Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku përfshihen edhe dokumente e ish -Sigurimit të Shtetit, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, që lidhen kryesisht por pa u kufizuar me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr.7514, datë 30.09.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike”, të ndryshuar. Problematika Mënyra e organizimit të vetë këtij shërbimi (Sigurimit të Shtetit), shtrirja e tij në çdo sektor të jetës, mënyra e organizimit dhe funksionimit të administrimit të dokumentacionit (protokollarkivave) në institucione të ndryshme, lidhja organike e ngjarjeve, personave dhe proceseve të cilat ose janë iniciuar ose mbikëqyrur, apo të ndërlidhura në shumë mënyra e fije me veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit, ku më tipiket janë të gjitha proceset penale politike janë iniciuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, dhe akti final ka qenë procesi gjyqësor. Trajtimi i shkëputur i ndjekjes nga sigurimi pa njohjen e këtij procesi nuk krijon tablonë e plotë dhe të drejtë në procesin e asaj çfarë ka ndodhur dhe si ka vepruar diktatura, dhe kush kanë qenë ideatorët, organizatorët, realizuesit dhe ekzekutorët e saj, deri dhe mjetet e përdorura si të tillë bashkpunëtorët e sigurimit që në një pjesë dërmuese të akteve i gjejmë në cilësi të ndryshme si Adresa: Njësia Administrative nr. 4 Rruga e Dibrës, garnizoni “Skënderbej”, Tiranë

www.autoritetidosjeve.gov.al e-mail:info@autoritetidosjeve.gov.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
AIDSSH - Propozim për disa shtesa dhe ndryshime ligjore në ligjin 45-2015 i ndryshuar by AIDSSH - Issuu