KËSHILLA PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË IX-TA DHE XII-TA SI TË MËSOJNË NË MËNYRË PRODUKTIVE
1. PËRQËNDROHUNI NË ATË QË
MËSONI
Nxënës gjatë kohës që jeni duke mësuar zgjidhni një vend të ndricuar dhe të ajërosur mirë, ka shumë rëndësi që vendi i studimit të jetë i qetë.Ndërsa studioni mbajini të fikur tv,cel, radio etj.
Vendi i studimit duhet të jetë sa më pak i ngarkur, hiqni gjërat që ju tërheqin vëmendjen, përdoreni tyrezën e studimit vetëm për të studjuar. Mundohuni t’i shmangni shqetësimet, kujtimet, ëndërrimet gjatë kohës që studjoni. Nëse ju merr gjumi ose po filloni të ëndërroni shkoni në një vend tjetër.
2. MUNDOHUNI TË KOMBINONI SHPESH
STUDIMIN ME PUSHIMIN Gjatë kohës që studioni një matërial është mirë që të bëni pushime në mënyrë të tillë që të mos sforconi kujtesën. Studimi duhet të zhvillohet me disa seanca dhe me pushime të shkurtra mes tyre. Mundohuni që gjatë pushimeve të kënaqëni veten me dicka që ju pëlqen.
3. PËRMIRËSONI KUJTESËN TUAJ
Kjo bëhet duke pasur parasysh 3 gjëra. Së pari, motivojeni veten për të mbajtur mend. Së dyti rifreskojeni kujtesën tuaj. Së treti gjatë mësimit nxirrni në pah gjërat kryesore dhe renditini ato në një mënyrë të caktuar. Përzgjidheni matërialin që duhet të mbani mend,organizojeni atë dhe përsëriteni.
Gjithashtu mund ta lidhni atë që keni mësuar me stituata të caktuara te jetës suaj dhe me vende me të cilat jeni të familjarizuar.
4. TESTONI VETEN PËR ATË QË KENI MËSUAR
Pasi të mendoni që e keni mësuar një matërial, testoni veten duke ju përgjigjur pyetjeve që ka mësimi ose kapitulli. Gjithashtu i bëni sa më shumë pyetje vetes për të parë nëse jeni në gjendje ti përgjigjeni.
5.MËSONI TË MENAXHONI KOHËN TUAJ
Si mund ta menaxhoni më mirë kohën tuaj? Përpiquni të hartoni një plan të veprimtarive tuaja ditore. Bëni një tabelë ku të shënoni orët e cdo dite të javës. Plotësoni në krahë të djathtë të tyre verimtaritë që do të kryeni, gjumi,vaktet e të ngrënit, studimin për cdo lënd si dhe kohën e lirë etj. Kjo do t’iu bëjë të aftë të kontrolloni më mirë atë që bëni, dhe të mos e humbisni kohën kot.
Burimi:Shtepia botuese Pegi,TiranĂŤ 2006,Prof Dr. A Tamo,Prof Dr.TH Karaj,Psikologjia 4
PĂŤrgatiti; Sherbimi psiko-social I shkolles Silvana Dragoti Blerina Sinomati